KATAR 2022/ Kroacia dërgon Brazilin në shtëpi dhe “ndez” festën ballkanase

Faza çerekfinale e Kupës së Botës, Katar 2022 nisi me një sfidë spektakolare, me shumë emocion dhe në fund foli kroatisht. Ashtu si në ndeshjen me eliminim direkt, kroatët kërkuan ndihmën e penalltive.

Pjesa e parë u dominua në pjesën më të madhe nga kroatët, të cilët përtej rasteve nuk ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës.Ndërkohë që fraksioni i dytë foli më shumë me brazilianët, që rrezikuan në raste të shumta portën e Livakovic, me portierin kroat që ia doli të ruante balancën.

Me kohën e rregullt që u mbyll me barazim pa gola, Brazili vijoi të sulmonte pa ndalur portën e Kroacisë dhe Neymar mundi që të shënonte dhe t’i dhuronte avantazhin ekipit të tij në minutën e 106’. Megjithatë kroatët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 117’ gjetën golin e barazimit me Petkovic, i cili e çoi sfidën te penalltitë, ku u vulos që kroacia është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Botës, Katar 2022.

Related posts

“Kemi dy rregullore në Shqipëri!”/ Tetova shpërthen pas vendimit të arbitrit dhe zbulon pse tërhoqi skuadrën: I kërkova që të shihe…

“Shumë gabime, nuk luajtëm siç dimë”/ Edi Martini i pakënaqur dhe zbulon problemin: Humbëm ritmin dhe bëmë shumë pasime gabim

Barazim me polemika të mëdha: Egnatia–Vllaznia përfshihet nga kaosi (video)