KATAR 2022/ Konsiderohet si tifozja më seksi, Ivana Knoll: Nëse Kroacia fiton Kupën e Botës do dal nudo

Ivana Knoll deklaron se ka marrë mjaft kompliemente nga fansat e saj. Ish-mis Kroacia Ivana Knoll ka bërë një premtim që shumë pak do kishin guximin ta bënin. Nëse Kroacia arrin të fitojë titullin e saj të parë kampion në Kupën e Botës në Katar bukuroshja është zotuar se do të zhvishet.

Kroatët arritën të mundnin brazilianët dhe sfida e radhës për ta është Argjentina, me të cilën do të luftojnë për finalen të martën.E pyetur nga mediat gjermane për shanset e Kroacisë për të fituar Kupën e Botës, Ivana tha se do të dilte nudo nëse kroatët do të merrnin trofeun e dëshiruar.

“Nëse kjo ndodh, flamuri bie”, u shpreh ajo e cila u bë e famshme për veshjet e saj provokuese me flamurin kroat nëpër stadiume.E pyetur nga gazeta Bild se si e kanë pritur në Katar ajo shprehet se merr çdo ditë shumë mesazhe sa nuk mund t’i numërojë ku madje disa prej tyre edhe i kanë propozuar për martesë.

Më herët gazeta britanike, The Sun, e quajti tifozëve më seksi të Botërorit dhe komentoi paraqitjet e saj në kampionatet 2014 dhe 2018.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)