Kastrioti bën merkato te Tirana, klubi krutan “boshatis” portën e bardhebluve (FOTO)

Lëvizjet e merkatos nuk mbyllen as në orët e fundit të saj. Ku ka kalime të futbollistëve nga një ekip në ekipin tjetër. Një futbollist i cili ka bërë një lëvizje në orët e fundit është Tomas Kiri. Portieri shkodran i cili është pjesë e Tiranës.

Mësohet se 18-vjeçari do jetë pjesë Kastriotit në sezonin e ri. Kjo një lëvizje që ai të ketë më shumë minuta dhe hapësira për vetë të ardhmen.

Mësohet se Kiri do jetë pjesë e krutanëve në formën e huazimit. Kjo vetëm për një sezon, pasi bardheblutë nuk duan të humbasin përfundimisht një element që e cilësojnë të së ardhmes.

Kujtojmë që Kiri është zhvilluar futbollistikisht tek akademia Vllaznia e po ashtu tek Shkëndija e Tiranës. Ndërsa si profesionist është aktivizuar tek Tirana e po ashtu ka qenë pjesë e grumbullimeve të vazhdueshme nga kombëtaret e moshave. Duke u cilësuar si një nga më të talentuarit përsa i përket katërkëndorit në vendin tonë.

Related posts

Pogradeci

Pogradeci në finalen e Play-Offit, festë e madhe në kampin liqenor; presidenti premio lojtarëve pas suksesit me Burrelin (VIDEO)

Java

Tifozët e Elbasanit “pushtojnë” kryeqytetin, kërkojnë më tepër se 200 bileta për sfidën me Partizanin

Milan

Performanca në derbi, La Gazzeta Dello Sport “masakron” Asllanin: Gabon shpesh, lojtari më i dobët (FOTO)