Egnatia përforcohet përpara kualifikueseve të Championsit, firmos me sulmuesin që u shpall kampion në… (FOTO)

Kastriot Selmani

Kastriot Selmani është konfirmuar nga presidenti Agim Demrozi si transferimi i parë i Egnatias për sezonin e ri. Sulmuesi 25-vjeçar përfundon kontratën me Dritën dhe do ketë mundësinë të japë kontributin e tij te rrogozhinasit në kualifikueset e Champions League.

Selmani u shpall kampion me Dritën në Kosovë. Sulmuesi anësor ka provuar shijen e golit në Europë, teksa në 39 ndeshje në total ku ka fituar minuta përgjatë këtij edicioni, ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 3 të tjerë. Edlir Tetovës i shtohen kështu forcat në repartin ofensiv.

Selmani firmosi nga akademia tek ekipi i parë i Prishtinës në vitin 2018. Më pas kaloi një periudhë të shkurtër te Vushtria si huazim, para se të transferohej tek Llapi. Me këto të fundit qëndroi për 3 vite ku shënoi 15 gola dhe asistoi po aq të tjerë. Gjatë kësaj kohe luajti edhe për përfaqësuesen e Kosovës U-21. Nga viti 2022 është pjesë e Dritës. 10 gola në total dhe 13 të tjerë të asistuar, ndërsa edhe te Drita si me Llapin kaloi mbi 100 ndeshje të luajtura. Selmani afrohet tek Egnatia si lojtar me eksperiencë në elitën e Kosovës ku numëron një titull kampion, dy Kupa dhe një Superkupë.

LEXO ME SHUME:Mesfusha thembra e Akilit, Skënder Gega kupton problemin e Partizanit

Related posts

“Nuk je normal kur e bën këtë pyetje”, Stojkovic nxehet në konferencë, tregon dy lojtarët e rrezikshëm të Kombëtares

“Le të jetë edhe Brazili, ne luajmë vetëm për fitore”, sulmuesi Mitrovic sfidon Shqipërinë: E di se çfarë na pret në stadium…

Ardian Ismajli drejt largimit nga Empoli, për lojtarin ka interes nga Turqia