Karton i kuq dhe shtatë gola, Skënderbeu turpëron Tiranën në ‘Air Albania”

Skënderbeu ka mundur me rezultatin 3-4 Tiranën në “Air Albania”, në një sfidë të çmendur e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Sfida nisi mjaft mirë për korçarët, të cilët gjetën dy herë rrjetën brenda 17 minutash lojë, teksa diferenca u shkurtua nga Abazaj falë një 11-metërshi.

Gjithsesi pas katër minutash Liço shënoi golin e tretë, teksa pas katër minutash të tjera Përgjoni ngushtoi sërish diferencat.

Spektakli vazhdoi dhe në pjesën e dytë, me Franklin që shënoi në minutën e 62’ golin e katërt të korçarëve dhe të dytin personal. Në minutën e 73’, gjërat u bënë më të vështira për bardheblutë, të cilët ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit, teksa Patrik ngushtoi sërish diferencat në minutën e 84’.

Kështu Tirana vazhdon të jetë në vendin e katërt me 30 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e gjashtë me 25 pikë.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)