Karim Adeyemi, futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë dhe Borussia Dortmund-it ndodhet për një vizitë në Kosovë, teksa nuk kanë munguar edhe fotot e tij me simbolin e shqiponjës me duar para memorialit të UÇK-së në Shtërpcë të Ferizajt.
Në Serbi nuk kanë si të mos jenë indiferend ndaj këtij lajmi. Gazeta ‘Sport” ka publikuar një artikull në të cilën kritikon sulmuesin gjerman. “Gjest skandaloz nga ylli i Bundesligës, sulmuesi gjerman shfaq shqiponjën dykrenare përpara monumentit të UÇK-së”, ishte titulli i gazetës serbe.
Karim Adeyemi, i cili është i dashuri i këngëtares, Loredana Zefi, ndodhet në Kosovë pasi përfundoi sezonin futbollistik në Bundesliga. Pushimet e çiftit vijnë pas përfundimit të sezonit 2024/25 të Bundesligës gjermane. Ata kanë zgjedhur për të vizituar disa vende të veçanta, ndonëse e tillë ishte edhe vizita te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë.
Gjermani ka pozuar përpara memorialit të UÇK-së në Shtërpcë, teksa bën shqiponjën me duar, së bashku me një mikun e tij, dhe e shoqëron foton me këngën e Shkurte Fejzës “Mora Fjalë” kushtuar komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.
Loredana dhe Karim vlen të ceket se janë bashkë prej disa vitesh, një përkrahje e madhe e njëri-tjetrit. Rap-artistja ndërkaq ka një vajzë nga marrëdhënia e mëparshme me reperin Mozzik.