Karamuço zbulon detaje nga sulmi ndaj Top Channel: Isha një orë pas ngjarjes, ja me çfarë ka lidhje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me sulmin e ndodhur pak pas mesnatës ndaj Top Channel.

I ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News, Karmauço ka zbuluar se ka mbërritur në vendngjarje vetëm një orë pas sulmit, i cili i mori jetën rojes së ndjerë, Pal Kolës. Eksperti deklaroi se ky sulm nuk ka lidhje me asnjë program apo personazh konkret në Top Channel, por është një sulm ndaj fjalës së lirë, nga persona që kanë kryer prej kohësh shantazhe.

“Unë kam shkuar një orë pasi ndodhi ngjarja. Ka qenë shumë rastësisht, po kthehesha nga aeroporti dhe më ka lajmëruar policia. Ishte detyrim moral. Kam qenë ndër të parët që ka mbërritur aty, kam parë punën e madhe që është bërë, është përfshirë elita e policisë. Ajo ngjarje është shumë e rëndë, që paraprakisht s’ka lidhje me asnjë personazh apo program. Ka lidhje vetëm me fjalën e lirë dhe me ata njerëz që duan ta shantazhojnë fjalën e lirë. Ne sot kemi përballë pushtetin e krimit. Ai nuk duhet të jetë në mazhorancë por duhet të jetë në minorancë.”– deklaroi Karamuço.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij