Shkëlqeu ndaj Hajduk Split, klubi kroat bën gati ofertën për mesfushorin e Dinamos

Karamba

Dinamo ka eliminuar Hajduk Splitin në turin e tretë të Conferene League me në paraqitje mëse pozitive. Dhe një prej elementëve që spikatën në ndeshjen e të enjtes në Tiranë, ka tërhequr vëmendjen e klubit kroat që është gati të bëjë një lëvizje për të siguruar firmën e tij.

Sipas mediave afrikane, Gassama Karamba është lojtari i cili ndiqet me interes nga klubi kroat prej disa muajsh dhe të enjten, ai tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë me lojën e tij në mesfushë pikërisht ndaj Hajdukut. Karamba është kthyer në një element fiks në rreshtimin Ilri Dajës dhe loja e tij e ka bërë një nga futbollistët më të spikatur të mesfushës së bluve.

Hajduk raportohet se ka bërë një ofertë të parë konkrete për transferimin e tij, por Karamba nuk ngutet për t’u larguar nga blutë. Ai do të presë një herë përfundimin e ndeshjeve në Ligën e Konferencës, pasi në rast kualifikimi në fazën në grupe, nuk ka ndër mend të largohet nga klubi shqiptar të paktën edhe për këtë sezon.

LEXO ME SHUME:Vllaznia eksperimenton por dështon në miqësore, mposhtet nga ekipi i Kategorisë së Parë

Related posts

Dinamo për të thyer tabunë dhe Egnatia për të vijuar supermacinë, përballjet dhe statistikat mes dy skuadrave

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…