Karakteristikat e çdo shenje të horoskopit dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera

Dashi

Keni një personalitet shumë dinamik. Çdo herë doni të dilni diku dhe të bëni diçka. Asnjëherë nuk doni të rrini kot. Urreni ta kaloni kohën duke ndenjur dhe duke e pritur aventurën apo fatin të vijë tek ju. Në fakt kur keni ide apo plane të reja, shpejtoni që sa më shpejt të filloni me realizimin e tyre. Jeni një udhëheqës i mrekullueshëm dhe vetëbesimi juaj është çdo herë i lartë. Rreziqet i pranoni me një entuziazëm më të madh. Edhe pse ndonjëherë ka mundësi të ndiheni të pasigurt, askush nuk mund ta kuptojë atë. Ju nuk mund të qëndroni indiferent ndaj gjërave të cilat përmbajnë kënaqësi, sidomos ndaj atyre që përmbajnë aventurë. Zakonisht flitni pa menduar shumë dhe pa i analizuar gjërat paraprakisht. Kjo zakonisht shkakton ofendim te të tjerët, mirëpo sjellja juaj bën që ata të kenë mendim pozitiv për ju.

Marrëdhëniet e Dashit me shenjat e tjera:

Dashi & Dashi: Kjo mund të jetë lidhje e fuqishme emocionale, mirëpo të dy palët dëshirojnë të jenë ‘kryesori’.

Dashi & Demi: Dashi shumë shpejt lodhet nga lidhja me Demin. Mirëpo varësia ndërmjet të dy palëve është e madhe.

Dashi & Binjakët: Ky është një çift i mrekullueshëm, sepse të dy palët u kënaqen gjërave të reja dhe komunikimit.

Dashi & Gaforrja: Kjo fillon si lidhje e fuqishme dhe e sigurt, mirëpo shumë shpejtë kalon vetëm në kujtim të thjeshtë.

Dashi & Luani: Nëse mund të gjejnë mënyrë dhe hapësirë për kompromis, kjo mund të jetë një kombinim i mrekullueshëm.

Dashi & Virgjëresha: Mosmarrëveshje të mëdha, është mirë që të mos realizohet ky kombinim.

Dashi & Peshorja: Kjo mund të jetë një lidhje e mrekullueshme, mirëpo jo lidhje serioze dhe afatgjate. Dashi & Akrepi: Xhelozia e Akrepit dhe pavarësia e Dashit, është një kombinim mjaft i mirë.

Dashi & Shigjetari: Të dy palët tregojnë interesime të përbashkëta dhe si çift veprojnë për mrekulli.

Dashi & Bricjapi: Pas çdo këndi të kësaj lidhje, presin argumente të shumta.

Dashi & Ujori: Me mirëkuptim të vogël, ky është një kombinim që premton shumë.

Dashi & Peshqit: Kjo lidhje mund të mbijetojë vetëm nëse secila palë i përgjigjet nevojave të palës tjetër.

Karakteristikat e Dashit:

Elementi: Zjarri

Planeti: Marsi

Ngjyra: E kuqe

Lulja: Barbarozë

Kafsha: Delja

Shteti: Anglia

Hekuri: Çeliku

Guri i Lindjes: Diamanti

Demi

Njerëzit llogarisin në ju që t’i kryeni punët me kohë dhe me sukses kur të tjerët dështojnë. Nuk jeni fillestar, mirëpo ju keni mundësi dhe jeni të gatshëm t’i kryeni gjërat që kanë dështuar nga të tjerët. Cilësia juaj më e madhe është durimi juaj që e keni për gjërat. Kjo u bën që të jeni të suksesshëm në të gjitha sferat. Nëse ndonjë person u tradhton një herë, nuk keni më vullnet të bashkëpunoni me të. Në ambient të ri nuk ndjeheni rehat, keni ndjesinë se jeni mysafir i padëshiruar. Ndonjëherë ndiheni në mënyrë shqetësuese. Durim i madh gjendet në ju, mirëpo rrallë herë e tregoni. Sidoqoftë nëse të tjerët u vënë në situata të padëshirueshme ju dini edhe anën tjetër ta tregoni. Dini të jeni shumë agresiv. Jeta me Demin nuk është çdo herë interesante. Ndonjëherë kritikat tek ju janë të mirëseardhura, ndonjëherë i urreni. Ndonjëherë jeni shumë xheloz, ndonjëherë as që doni të dëgjoni për xhelozinë. Ka raste ku ju tregoni se nuk keni vullnet të punoni dhe zakonisht kur jeni në gjendje të tillë është vështirë të filloni.

Marrëdhëniet e Demit me shenjat e tjera:

Demi & Dashi: Dashi shumë shpejtë do të lodhet nga lidhja e ngadalshme dhe nga varshmëria me Demin.

Demi & Demi: Ky kombinim mund të jetë i mirë për një kohë të shkurtër, sepse të dy palët do të duan të largohen.

Demi & Binjakët: Të dy palët varen nga njëri tjetri, gjë që tregon se ka mundësi të dalë diçka nga kjo lidhje.

Demi & Gaforrja: Interesat dhe dëshirat e përbashkëta e bëjnë këtë një marrëdhënie harmonike.

Demi & Luani: Këta të dy do të përfundojnë duke e larguar njëri tjetrin. Ide e keqe për kombinim të këtillë.

Demi & Virgjëresha: Demi mund t’i ndezë pasionet e Virgjëreshës. Lidhje që premton.

Demi & Peshorja: Që të dy për një kohë shumë të shkurtër do të lodhen nga kërkesat e njëri tjetrit.

Demi & Akrepi: Fillon për mrekulli, mirëpo asnjëri nuk dëshiron që kjo lidhje të zgjasë.

Demi & Shigjetari: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavitës, do ta kenë vështirë të rrinë së bashku.

Demi & Bricjapi: Të dy duan të kenë mbështetje të sigurt. Të dy mund ta sigurojnë këtë. Ide e mirë.

Demi & Ujori: Liria dhe dashuria e madhe për Ujorin, shumë shpejtë mund të kalojë në dëshpërim.

Demi & Peshqit: Mund të mos e kuptojnë njëri tjetrin, mirëpo të dy janë të tërhequr nga njëri-tjetri. Lidhje që premton.

Karakteristikat e Demit:

Elementi: Toka

Planeti: Venusi

Ngjyra: E kaltërt

Lulja: Vjollca

Kafsha: Macja

Shteti: Irlanda

Metali: Bakri

Guri i Lindjes: Smeraldi

Binjakët

Të jesh në shenjën ‘Binjakët’, do të thotë se u reagoni shpejt aksioneve, jeni elokuent në të folur, tepër diplomatik dhe burim i pashtershëm i ideve të reja. Nuk lejoni që fjalët e të tjerëve për ju, të kalojnë pa i vërejtur. Mundoheni të bëni çmos që të jeni të kënaqur në jetë. Doni të provoni sa më shumë gjëra që është e mundur. Në çdo moment jeni në kërkim të gjërave të reja që doni t’i bëni. Zakonisht doni të provoni disa gjëra në të njëjtën kohë, ku përfshihen hobit e ndryshme, dashnorët dhe karrierat. Shkrimi  letrave, bisedat e gjata telefonike dhe dërgimet e Email-eve, janë mënyrat më të mira dhe më të përdorura kur doni të jeni në kontakte me të tjerët. Zakonisht hasni në probleme sepse reagoni shpejt dhe gjykoni në mënyrë të gabuar. Harroni t’i shihni faktet, para se të reagoni. Mosdurimi juaj ndaj te tjerëve që nuk janë të shpejt sikurse ju, është një mangësi e juaja.

Marrëdhëniet e Binjakëve me shenjat e tjera:

Binjakët & Dashi: Ky është një çift i mrekullueshëm, për arsye se të dy palët u kënaqen gjërave të reja dhe komunikimit.

Binjakët & Demi: Të dy janë të varur prej njëri tjetrit, që tregon se ky kombinim mund të jetë i suksesshëm.

Binjakët & Binjakët: Të dy janë të interesuar gati në të gjitha gjërat. Nuk lodhen nga njëri tjetri. Kombinim i mirë.

Binjakët & Gaforrja: Këta të dy mund vetëm të dëshpërohen nga njëri-tjetri. Asgjë më, e mirë dhe e lumtur.

Binjakët & Luani: Ky kombinim është i mirë dhe relaksues për të dy, prandaj kjo është një ide e mirë.

Binjakët & Virgjëresha: Interesat e përbashkëta do t’i bashkojnë, mirëpo Binjakët shumë shpejt do të lodhen nga lidhja me Virgjëreshën.

Binjakët & Peshorja: Ky është kombinim i mirë. Të dy palët përputhen me idetë e njëri tjetrit, gjë që e bën këtë një lidhje te qëndrueshme.

Binjakët & Akrepi: Çift i mirë, mirëpo asnjëra palë nuk mund ta durojë tjetrën.

Binjakët & Shigjetari: Kjo marrëdhënie fillon në mënyrë të zjarrtë, por mbaron në të njëjtën mënyrë.

Binjakët & Bricjapi: Të dy mund të mësojnë shumë gjëra nga njëri tjetri, mirëpo ky kombinim nuk zgjat shumë.

Binjakët & Ujori: Këta të dy përputhen për mrekulli dhe duket se asgjë nuk mund t’i ndajë.

Binjakët & Peshqit: Ndjenjat në fillim mund të jenë shumë të mëdha dhe të zjarrta, mirëpo problemet do të jenë edhe më të mëdha.

Karakteristikat e Binjakëve:

Elementi: Ajri

Planeti: Merkuri

Ngjyra: E verdha

Lulja: Zambaku

Kafsha: Flutura

Shteti: SHBA

Metali: Zhiva

Guri i lindjes: Agati

Gaforrja

Gaforret janë më të keqkuptuarit nga të gjitha shenjat e zodiakut. Në një moment jeni më të mirët, kur behet fjalë për ndihmën që ua ofroni të tjerëve, ndërsa në momentin tjetër jeni apatik dhe nuk u intereson asgjë për të tjerët. Shkaku i gjithë këtyre ndryshimeve qëndron në lëvizjen e hënës. Nga jashtë dukeni se jeni më agresiv se të tjerët, mirëpo në brendi jeni shumë të thyeshëm. Nëse ndonjë person arrin t’u njohe si duhet, do ta keni shok për jetë. Jeni të paparashikueshëm, të thyeshëm dhe me plot komplekse, prandaj edhe keni nevojë për përkrahje emocionale. Jeni shume besnik dhe në çdo kohë jeni të gatshëm t’ju vini në ndihmë të tjerëve. Po ashtu posedoni mundësi që me durim të dëgjoni për problemet e të tjerëve dhe t’i ndihmoni. Mirëpo ju ndjenjat dhe problemet tuaja i mbani në vete. Gaforret dëshirojnë të posedojnë. Dëshironi edhe të merreni me të kaluarën, sepse aty në një mënyrë e gjeni pushimin shpirtëror. Të hollat nuk i harxhoni me se koti. Shumë herë u duket se të tjerët nuk u kushtojnë vëmendje sa duhet, prandaj edhe dëshpëroheni. Ajo shpejt kalon, kur të kuptoni se shkaku qëndron tek ju, sepse keni gjykuar në mënyrë të gabuar.

Marrëdhëniet e Gaforreve me shenjat e tjera:

Gaforrja & Dashi: Kjo fillon si lidhje e fuqishme dhe e sigurt, mirëpo shumë shpejt kalon vetëm në kujtim të thjeshtë.

Gaforrja & Demi: Interesat dhe dëshirat e përbashkëta e bëjnë këtë një marrëdhënie harmonike.

Gaforrja & Binjakët: Këta të dy mund vetëm të dëshpërohen nga njëri tjetri. Asgjë më, e mirë dhe e lumtur.

Gaforrja & Gaforrja: Të dy kanë nevojë për përkrahje emocionale, mirëpo asnjëri nuk ka kohë ta japi. Nuk mund të jetë lidhje e mirë.

Gaforrja & Luani: Gaforrja e disponuar mund të gjejë, kënaqësi të madhe në karakterin e Luanit.

Gaforrja & Virgjëresha: Këta të dy, përputhen mirë, me atë që të dy e dëshirojnë dhe me atë që të dy mund ta ofrojnë.

Gaforrja & Peshorja: Këta të dy janë kundërshtarë të mëdhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetëm probleme.

Gaforrja & Akrepi: Të dy palët ndjehen të sigurta pranë njëra-tjetrës. Lidhje që premton.

Gaforrja & Shigjetari: Personat në këtë kombinim më mirë përputhen si shokë se sa si partnerë.

Gaforrja & Bricjapi: Dallimet në mes këtyre dyve janë shumë të vështira për t’u tejkaluar.

Gaforrja & Ujori: Emocionet në dhomën e fjetjes, mund të jenë shkaku kryesor për mbajtjen e kësaj lidhje.

Gaforrja & Peshqit: Me punën e përbashkët, këta të dy mund t’i arrijnë qëllimet në jetë dhe në dashuri.

Karakteristikat e Gaforres:

Elementi: Uji

Planeti: Hëna

Ngjyra: E gjelbër

Lulja: Bagremi

Kafsha: Struci

Shteti: Skocia

Metali: Argjendi

Guri i Lindjes: Margaritari (xhevahiri)

Luani

Ju jeni të sigurt në vete dhe ndiheni se mund të bëni çfarë të doni. Jeni te bindur se mund të merreni edhe me gjërat më të rëndësishme. Në fakt, ndiheni se çdo gjë varet nga ju. Pa ju asgjë nuk mund të rrjedh si duhet. Të tjerët ndoshta do të kishin pranuar të jenë të mirë, por asnjëherë nuk do të kishin pranuar të jenë, si ju. Mbani përgjegjësi të madhe për gjërat që u rrethojnë. Për ju, asgjë nuk mund ta ketë epitetin më të lartë. Luksozi për ju ka rëndësi të njëjtë sikurse frymëmarrja. Keni aftësi të dramatizoni, prandaj ndonjëherë mundoheni që nëpërmjet kësaj aftësie, ta tërhiqni vëmendjen e të tjerëve. Nëse nuk ka kënaqësi në atë që e bëni, ju e krijoni vetë. Jeni shumë të mirë dhe të sjellshëm me të tjerët, dhe jeni të gatshëm që t’ua falni gabimet të tjerëve shumë lehtë. Askush nuk mund të ketë shok më të mirë se ju. Kënaqeni sot për sot dhe nuk e lodhni mendjen me atë se çfarë do të ndodhe nesër. Krenaria është problemi më i madh qe keni. Dini të krenoheni pa nevojë. Shpesh vuani nga një plagë emocionale dhe për shkak se jeni shumë krenar, nuk kërkoni ndihmë. Po ashtu mund të mos jeni në dispozicion për të qenë aktiv, mirëpo nuk doni ta tregoni atë. Në fund jeta nuk do të ishte aq interesante pa luanët.

Marrëdhëniet e Luanit me shenjat e tjera:

Luani & Dashi: Nëse mund të gjejnë mënyrë dhe hapësirë për kompromis, kjo mund të jetë një kombinim i mrekullueshëm.

Luani & Demi: Këta të dy do të përfundojnë duke e larguar njëri tjetrin. Ide e keqe për kombinim të këtillë.

Luani & Binjakët: Ky kombinim është i mirë dhe relaksues për të dy, prandaj kjo është një ide e mirë.

Luani & Gaforrja: Gaforrja e disponuar mund të gjejë, kënaqësi të madhe në karakterin e Luanit.

Luani & Luani: Do të jetë vështirë të gjendet zgjidhja se kush do të jetë kryesor në këtë lidhje, mirëpo këta dy mund të përputhen mirë.

Luani & Virgjëresha: Ky kombinim nuk mund të zgjasë shumë.

Luani & Peshorja: Kontrolli mbi Luanin është gjëja, të cilën e kërkon Peshorja.

Luani & Akrepi: Kjo fillon si një lidhje e fuqishme, mirëpo nuk do të vazhdoje ashtu. Shpejt do të vyshket.

Luani & Shigjetari: Të dy janë emocional në këtë aspekt që tregon se kjo mund të jetë një kombinim i mirë.

Luani & Bricjapi: Problemet presin pas çdo dere të kësaj lidhje. Nuk është ide e mirë.

Luani & Ujori: Kjo mund të jetë një lidhje e mirë, vetëm nëse Ujori ka durim dhe e duron Luanin.

Luani & Peshqit: Të dy janë të mahnitur nga dallimet e njëri tjetrit, mirëpo kjo nuk do të thotë se mund të zgjasë lidhja e tyre.

Karakteristikat e Luanit:

Elementi: Zjarri

Planeti: Dielli

Ngjyra: Portokalli

Lulja: Luledielli

Kafsha: Ketri

Shteti: Franca

Metali: Ari

Guri i lindjes: Margaritari

Virgjëresha

Botës i paraqiteni si person i qetë dhe në kontroll të çdo situate. Mirëpo, në brendi keni një shkallë të shqetësimit dhe nervozizmit, por çdo herë jeni në përpjekje të përmirësimit të jetës tuaj. Inteligjenca është një ndër pjesët kryesore të shenjës suaj. Ju i mblidhni faktet dhe pastaj i vëni në përdorim sipas nevojës. Kur i kombinoni këto me aftësitë tuaja analitike, ju bëheni një person shumë i fuqishëm. Të tjerët, planet dëshirojnë t’i realizojnë me ndihmën e këshillave tuaja, sepse organizimi juaj bën që ata të ndihen më të sigurt gjatë kësaj. Gjëja e vetme e cila mund të quhet mangësi është analizimi i detajeve. Nuk filloni asnjë aktivitet pa i analizuar detajet dhe pa marrë rezultate pozitiv. Kjo ndonjëherë i kufizon mundësitë tuaja imagjinative dhe krijuese, kështu që shpesh pasi ndodh kjo, hasni në vështirësi.

Marrëdhëniet e Virgjëreshës me shenjat e tjera:

Virgjëresha & Dashi: Mosmarrëveshje të mëdha, është mirë që të mos realizohet ky kombinim.

Virgjëresha & Demi: Demi mund t’i ndezë pasionet e Virgjëreshës. Lidhje që premton.

Virgjëresha & Binjakët: Interesat e përbashkëta do t’i bashkojnë, mirëpo Binjakët shumë shpejt do të lodhën nga lidhja me Virgjëreshën.

Virgjëresha & Gaforrja: Këta të dy, përputhen mirë, me atë që të dy e dëshirojnë dhe me atë që të dy mund ta ofrojnë.

Virgjëresha & Luani: Ky kombinim nuk mund të zgjasë shumë.

Virgjëresha & Virgjëresha: Ky kombinim mund të përputhet mirë.

Virgjëresha & Peshorja: Peshorja shumë shpejt dëshiron të largohet nga Virgjëresha. Kërkon më shumë kënaqësi.

Virgjëresha & Akrepi: Ky kombinim mund të ketë probleme, sepse që të dy kanë vështirësi të komunikojnë.

Virgjëresha & Shigjetari: Kjo lidhje nuk zgjat shumë, sepse Virgjëresha nuk mund ta duroje melankolizmin e Shigjetarit.

Virgjëresha & Bricjapi: Një lidhje e cila premton shumë. Të dyja palët tregojnë interesim ndaj njëri tjetrit dhe përputhem për mrekulli.

Virgjëresha & Ujori: Ky kombinim nuk mund të zgjasë shumë, sepse mes këtyre nuk ka bashkëpunim.

Virgjëresha & Peshqit: Në fillim, duket se është lidhje e përkryer, mirëpo për një kohë shumë të shkurtër përfundon.

Karakteristikat e Virgjëreshës:

Elementi: Ajri

Planeti: Venusi

Ngjyra: E purpurt

Lulja: Roze (trëndafili)

Kafsha: Gjarpri

Shteti: Kina

Metali: Bakri

Guri i lindjes: Opali

Peshorja

Jeni shumë të këndshëm dhe posedoni një shkallë të lartë elegance. Po ashtu jeni në gjendje t’i mundësoni të tjerëve të ndjehen për mrekulli. Gjëja më interesante është se të gjithë Peshoret jeni të bukur. Nëse jo shumë atëherë është më se e sigurt se për nga bukuria dalloheni nga të tjerët. Keni dëshirë të kënaqeni dhe të jetoni sa më mirë. Më të mirët jeni në ndërtimin e partneriteteve me të tjerët dhe zakonisht e keni vështirë të kuptoni anën tjetër të tregimit. Shmangia nga problemet dhe nga situatat të cilat mund t’u sjellin probleme është një gjë që ju zakonisht e bëni. Jeni diplomat të vërtetë dhe do të bëni çdo gjë që ta ulni tensionin e ndonjë situate të vështirë. Ndonjëherë dini të jeni edhe të shqetësuar dhe të dekoncentruar mirëpo edhe dini shumë shpejt të organizoheni dhe të vazhdoni me ritëm te njëjtë. Jeni ndriçues dhe doni në çdo kohë t’i ndihmoni të tjerëve. Të hollat janë pika e dobët e juaja pasi ato i shpenzoni pa kontroll. Për ju blerja e gjërave është më e rëndësishme se sa kursimi i të hollave.

Marrëdhëniet e Peshores me shenjat e tjera:

Peshorja & Dashi: Kjo mund të jetë një lidhje e mrekullueshme, mirëpo jo lidhje serioze dhe afatgjate. Peshorja & Demi: Që të dy për një kohë shumë të shkurt do të lodhen nga kërkesat e njëri tjetrit.

Peshorja & Binjakët: Ky është kombinim i mirë. Të dy palët përputhen me idetë e njëri tjetrit, gjë që e bën këtë një lidhje te qëndrueshme.

Peshorja & Gaforrja: Këta të dy janë kundërshtarë të mëdhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetëm probleme.

Peshorja & Luani: Do të jetë vështirë të gjendet zgjidhja se kush do të jetë kryesor në këtë lidhje, mirëpo këta te dy mund të përputhen mirë.

Peshorja & Virgjëresha: Peshorja shumë shpejt dëshiron të largohet nga Virgjëresha. Kërkon më shumë kënaqësi.

Peshorja & Peshorja: Nëse mund të përputhen në fillim, ka mundësi të jenë një çift i mrekullueshëm.

Peshorja & Akrepi: Akrepi për Peshoren për një kohë të shkurtër do të bëhet histori.

Peshorja & Shigjetari: Të dy romantik dhe me sharm të veçantë. Mund të jetë një çift mjaft i mirë.

Peshorja & Bricjapi: Shumë dallime në mes këtyre te dyve, bëjnë që lidhja mos të zgjas shumë.

Peshorja & Ujori: Të dy do të jenë të kënaqur nga njëri tjetri dhe asnjëri nuk do të doje të largohet.

Peshorja & Peshqit: Probleme të mëdha do të ketë në këtë lidhje. Është mirë që të shmanget.

Karakteristikat e Peshores:

Elementi: Toka

Planeti: Mërkuri

Ngjyra: Hiri

Lulja: Lulebora

Kafsha: Kafshët shtëpiake

Shteti: Greqia

Metali: Bakri

Guri i Lindjes: Safiri

Akrepi

Jeni njerëz shumë ekstrem. Mund të përshkruheni si të fuqishëm dhe si të dobët, si emocional dhe të ftohtë. Jeni një kombinim shumë interesant i një personi me emocionet më të mira edhe më të këqija. Intensiteti është çelësi i personalitetit tuaj dhe i të gjitha gjërave që i bëni. Karakteristika kryesore e juaj është besnikëria. Po ashtu posedimi dhe xhelozia janë një ndër karakteristikat tuaja. Suksesi për ju paraqet qëllim të rëndësishëm. Kur doni të arrini diçka, jeni shumë këmbëngulës. Bëni çmos, jepni çdo gjë vetëm e vetëm ta realizoni atë që keni ndërmend. Natyra juaj u bën të jeni shumë interesant. Po ashtu u bën të jeni edhe agresiv. Zakonisht dominoni ndaj atyre që janë më të dobët se ju, vetëm pse s’mundeni. Të tjerët do ta kenë shumë vështirë me ju, nëse vendosin që juve t’u kenë armiq.

Marrëdhëniet e Akrepit me shenjat e tjera:

Akrepi & Dashi: Xhelozia e Akrepit dhe pavarësia e Dashit, është një kombinim mjaft i mirë.

Akrepi & Demi: Fillon për mrekulli, mirëpo asnjëri nuk dëshiron që kjo lidhje të zgjasë.

Akrepi & Binjakët: Çift i mirë, mirëpo asnjëra palë nuk mund ta durojë tjetrën.

Akrepi & Gaforrja: Të dy palët ndjehen të sigurta pranë njëra-tjetrës. Lidhje që premton.

Akrepi & Luani: Kjo fillon si një lidhje e fuqishme, mirëpo nuk do të vazhdoj ashtu. Shpejtë do të vyshket.

Akrepi & Virgjëresha: Ky kombinim mund të ketë probleme, sepse që të dy kanë vështirësi të komunikojnë.

Akrepi & Peshorja: Akrepi për Peshoren për një kohë të shkurtë do të bëhet histori.

Akrepi & Akrepi: Të dy kërkojnë dhe japin shumë që do të thotë se kjo mund të jetë lidhje e sigurt.

Akrepi & Shigjetari: Gjëja e vetme e cila mund të rezulton nga ky kombinim është një lidhje shumë e shkurtër.

Akrepi & Bricjapi: Në njëri- tjetrin, këta shohin interesim të madh. Kombinim që premton shumë.

Akrepi & Ujori: Konfliktet ndërmjet këtyre dyve, bëjnë që kjo lidhje të përfundoj pa filluar mirë.

Akrepi & Peshqit: Interesat dhe imagjinata e përbashkët mund të jetë shkak që kjo të jetë një lidhje e mirë.

Karakteristikat e Akrepit:

Elementi: Uji

Planeti: Plutoni

Ngjyra: E Bardhë

Lulja: Luledielli

Kafsha: Insektet

Shteti: Norvegjia

Metali: Plutoniumi

Guri i Lindjes: Diamanti

Shigjetari

Zakonisht jeni të buzëqeshur dhe shpesh jeni në gjendje të mirë. Fakti që ju keni shumë fat dhe jeni në gjendje te ndihmoni të tjerët, nuk hidhëron askënd. Kryesisht jeni në gjendje të mirë, por nëse fillon gjendja negative, ose nëse u kap hija e zezë, e keni shumë vështirë të dilni nga ajo. Nëse e vëreni ndonjë gjë që premton, pavarësisht se çka është, ju e përcillni deri në fund. Mundoheni ta keni. Kjo ndodh shpesh, sepse ju tërë kohën jeni në kërkim të gjërave të reja. Ju njëkohësisht jeni edhe më të këndshmit nga të gjitha shenjat. Jeni zemërgjerë dhe jeni të gatshëm në çdo kohë doni t’i ndihmoni të tjerët. Sinqeriteti dhe humori janë anët pozitive tuajat dhe për këtë njerëzit çdo herë u duan dhe admirohen me ju. Zakonisht sinqeriteti juaj i vërtetë u sjell edhe probleme, mirëpo kjo nuk u shqetëson fare. Ju vazhdoni të jeni të sinqertë.

Marrëdhëniet e Shigjetarit me shenjat e tjera:

Shigjetari & Dashi: Të dy palët tregojnë interesime të përbashkëta dhe si çift veprojnë për mrekulli.

Shigjetari & Demi: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavitës, do ta kenë vështirë të rrinë së bashku

Shigjetari & Binjakët: Kjo marrëdhënie fillon në mënyrë të zjarrtë, por mbaron në të njëjtën mënyrë.

Shigjetari & Gaforrja: Personat në këtë kombinim më mirë përputhen si shokë se sa si partnerë.

Shigjetari & Luani: Të dy janë emocional në këtë aspekt që tregon se kjo mund të jetë një kombinim i mirë.

Shigjetari & Virgjëresha: Kjo lidhje nuk zgjat shumë, sepse Virgjëresha nuk mund ta durojë karakterin e Shigjetarit.

Shigjetari & Peshorja: Të dy romantik dhe me sharm të veçantë. Mund të jetë një çift mjaft i mirë.

Shigjetari & Akrepi: Gjëja e vetme e cila mund të rezultojë nga ky kombinim është një lidhje shumë e shkurtër.

Shigjetari & Shigjetari: Të dy kanë interesa të përbashkëta dhe asnjëri nuk lejon që kjo lidhje të dështojë.

Shigjetari & Bricjapi: Këta te dy mund të jenë shokë të mirë, mirëpo nuk do të jenë të suksesshëm ne çift. Ide e keqe.

Shigjetari & Ujori: Dashuria ndaj jetës dhe ndaj njëri-tjetrit, e bëjnë këtë një kombinim të mrekullueshëm.

Shigjetari & Peshqit: Që të dy kërkojnë gjëra që asnjëri nuk mund t’i mundësojë.

Karakteristikat e Shigjetarit:

Elementi: Zjarri

Planeti: Jupiteri

Ngjyra: E purpurt

Lulja: Narcisi

Kafsha: Kali

Shteti: Spanja

Metali: Zhiva

Guri i lindjes: Opali

Bricjapi

Të motivuar nga fuqia e suksesit, shëndetit dhe statusit, ju jeni shumë ambicioz. Jeni shumë këmbëngulës kur bëhet fjalë për atë se qe doni. Po ashtu jeni shumë të organizuar dhe në shumë raste dini të keni durim. Jeni të përgjegjshëm dhe praktik, para se gjithash të determinuar. Përderisa ende keni mundësi nga të cilat mund të arrini sukses, ju do të jeni shumë aktiv. Jeni të kujdesshëm me të hollat dhe dini të kurseni. Asnjë projekt nuk e filloni pa plan dhe pa organizim të mirë, ndërsa kur të filloni nuk ndaleni deri sa ta mbaroni si duhet. Të tjerët në ju mund të shohin një person të ftohtë dhe të paarritshëm, mirëpo ajo është vetëm si rezultat i praktikës tuaj, në marrëdhëniet me të tjerët jeni shumë të kujdesshëm. Doni të keni gjithçka në kontroll sepse nëse u dalin gjërat nga kontrolli, keni frikë se do të keni vështirësi të mëdha.

Marrëdhëniet e Bricjapit me shenjat e tjera:

Bricjapi & Dashi: Pas çdo këndi të kësaj lidhje, presin argumente të shumta.

Bricjapi & Demi: Të dy duan të kenë mbështetje të sigurt. Të dy mund ta sigurojnë këtë. Ide e mirë.

Bricjapi & Binjakët: Të dy mund të mësojnë shumë gjëra nga njëri tjetri, mirëpo ky kombinim nuk zgjat shumë. Bricjapi & Gaforrja: Dallimet në mes këtyre dyve janë shumë të vështira për t’u tejkaluar.

Bricjapi & Luani: Problemet presin pas çdo dere të kësaj lidhje. Nuk është ide e mirë.

Bricjapi & Virgjëresha: Një lidhje e cila premton shumë. Të dy palët tregojnë interesim ndaj njëra-tjetrës dhe përputhem për mrekulli.

Bricjapi & Peshorja: Shumë dallime në mes këtyre dyve, bëjnë që lidhja mos të zgjasë shumë.

Bricjapi & Akrepi: Në njëri tjetrin, këta shohin interesim të madh. Kombinim që premton shumë.

Bricjapi & Shigjetari: Të dy kanë interesa të përbashkëta dhe asnjëri nuk lejon që kjo lidhje të dështojë.

Bricjapi & Bricjapi: Këta të dy përputhen për mrekulli, mirëpo ngjashmëria mund të shkaktojë një situatë banale.

Bricjapi & Ujori: ky çift mund të filloje në mënyrë të pasigurt, mirëpo nëse pak përputhen ka mundësi të ndodhin gjëra të mrekullueshme.

Bricjapi & Peshqit: Dallimet në mes të dyve, bëjnë që kjo të jetë një lidhje shumë e qëndrueshme.

Karakteristikat e Bricjapit:

Elementi: Toka

Planeti: Saturni

Ngjyra: Kafe

Lulja: Karafili

Kafsha: Cjapi

Shteti: Meksika

Metali: Alumini

Guri i Lindjes: Garneti

Ujori

Nga të gjitha shenjat e zodiakut ju jeni më origjinal. Në fakt ata kënaqen kur dinë se ndryshojnë nga të tjerët. Ndërsa ju jeni unik gati në të gjitha aspektet. Ju ndonjëherë doni që t’i injoroni idetë e të tjerëve duke menduar se i keni tuajat. Është e vërtetë se jeni plot ide, mirëpo duhet ndonjëherë qe të paktën t’i dëgjoni edhe idetë e të tjerëve. Ju kërkoni dituri kudo që shkoni. Nga kjo ndonjëherë bini në mendime të thella. Objektiviteti është një gjë e cila të tjerët e kërkojnë nga ju. Ju po ashtu jeni shumë interesant kur bëhet fjalë për organizimin e gjërave rreth jush. Doni të jeni në mesin e të tjerëve, me qëllim që t’i tregoni cilësitë tuaja. Njëherë paraqiteni me një plan të mrekullueshëm për t’i rregulluar gjërat, ndërsa herën tjetër i shpërqendruar dhe i paorganizuar. Angazhimi fizik për ju është gati i pamundur. E urreni punën fizike, mirëpo në anën tjetër jeni shumë praktik në angazhimet e tjera. Argumentet janë gjëja më e rëndësishme për ju.

Marrëdhëniet e Ujorit me shenjat e tjera:

Ujori & Dashi: Me mirëkuptim të vogël, kjo është një kombinim që premton shumë.

Ujori & Demi: Liria dhe dashuria e madhe për Ujorin, shumë shpejt mund të kalojë në dëshpërim.

Ujori & Binjakët: Këta të dy përputhen për mrekulli dhe duket se asgjë nuk mund t’i ndajë.

Ujori & Gaforrja: Emocionet në dhomën e fjetjes, mund të jenë shkaku kryesor për mbajtjen e kësaj lidhje.

Ujori & Luani: Kjo mund të jetë një lidhje e mirë, vetëm nëse Ujori ka durim dhe e duron Luanin.

Ujori & Virgjëresha: Ky kombinim nuk mund të zgjasë shumë sepse mes këtyre nuk ka bashkëpunim.

Ujori & Peshorja: Të dy do të jenë të kënaqur nga njëri tjetri dhe asnjëri nuk do të doje të largohet.

Ujori & Akrepi: Konfliktet ndërmjet këtyre te dyve, bëjnë që kjo lidhje të përfundoje pa filluar mirë.

Ujori & Shigjetari: Dashuria ndaj jetës dhe ndaj njëri tjetrit, e bëjnë këtë një kombinim të mrekullueshëm.

Ujori & Bricjapi: Këta të dy përputhen për mrekulli, mirëpo ngjashmëria mund të shkaktojë një situatë banale.

Ujori & Ujori: Kjo nuk ka mundësi të jetë lidhje e zjarrtë, mirëpo të dy mund të jenë të kënaqur.

Ujori & Peshqit: Ujori do të mundohet në çdo rast të dalë nga lidhja me Peshqit.

Karakteristikat e Ujorit:

Elementi: Ajri

Planeti: Urani

Ngjyra: E kaltër

Lulja: Orkideja

Kafsha: Zogjtë e mëdhenj

Shteti: Rusia

Metali: Uraniumi

Guri i lindjes: Argjendi

Peshqit

Ndonjëherë keni ndjenjën se nuk i takoni kësaj bote. Mirëpo kujt i takoni nuk e dini dhe nuk do të arrini ta dini. Njerëzit që janë rreth jush zakonisht janë të habitur nga personaliteti juaj i fuqishëm. Po ashtu keni intuitë të fuqishme dhe mund të kuptoni këndvështrimet e të tjerëve shumë lehtë. Kjo ndonjëherë mund të shkaktoje probleme. Keni mundësi dhe vullnet të punoni dhe jeni të gatshëm të sakrifikoni çdo gjë për të arritur qëllimet dhe për të ndihmuar të tjerët. Keni një talent dhe sharm të mrekullueshëm. Po ashtu jeni plot ide të mrekullueshme dhe plane. Këto anë pozitive të tjerët nuk janë në gjendje t’i shohin sepse ju tregoheni ipasigurt. Jeni mikëpritës i mirë. Nuk jeni vetjak prandaj njerëzit dëshirojnë të jenë në shoqërinë tuaj. Keni parandjenja të mrekullueshme për atë që ka mundësi të ndodhë. Mirëpo të tjerët nuk ju besojnë sepse mendojnë se fantazoni shumë. Nuk i gjykoni të tjerët sipas asaj se çfarë kanë bërë, por sipas brendësisë së tyre.

Marrëdhëniet e Peshqve me shenjat e tjera:

Peshqit & Dashi: Kjo lidhje mund të mbijetojë vetëm nëse secila palë i përgjigjet nevojave të palës tjetër.

Peshqit & Demi: Mund të mos e kuptojnë njëri tjetrin, mirëpo të dy janë të tërhequr nga njeri-tjetri. Lidhje që premton.

Peshqit & Binjakët: Ndjenjat në fillim mund të jenë shumë të mëdha dhe të zjarrta, mirëpo problemet do të jenë edhe më të mëdha.

Peshqit & Gaforrja: Me punën e përbashkët, këta te dy mund t’i arrijnë qëllimet në jetë dhe në dashuri.

Peshqit & Luani: Të dy janë të mahnitur nga dallimet e njëri tjetrit, mirëpo kjo nuk do të thotë se mund të zgjasë lidhja e tyre.

Peshqit & Virgjëresha: Në fillim, duket se është lidhje e përkryer, mirëpo për një kohë shumë të shkurtër përfundon.

Peshqit & Peshorja: Nëse mund të përputhen në fillim, ka mundësi të jenë një çift i mrekullueshëm.

Peshqit & Akrepi: Interesat dhe imagjinata e përbashkët mund të jetë shkak që kjo të jetë një lidhje e mirë.

Peshqit & Shigjetari: Që të dy kërkojnë gjëra që asnjëri nuk mund t’i mundësojë.

Peshqit & Bricjapi: Dallimet në mes të dyve, bëjnë që kjo të jetë një lidhje shumë e qëndrueshme.

Peshqit & Ujori: Ujori do të mundohet në çdo rast të dalë nga lidhja me Peshqit.

Peshqit & Peshqit: Asnjëri nuk do të merret me problemet e tjetrit. Lidhje afatshkurtër.

Karakteristikat e Peshqve:

Elementi: Uji

Planeti: Neptuni

Ngjyra: Vjollce

Lulja: Zambaku

Kafsha: Peshku

Shteti: Portugalia

Metali: Platini

Guri i Lindjes: Diamanti

Related posts

Si sot 19 Korrik!

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta