“Duhet ta mposhtësh Serbinë”, kërkesa e zyrtarit ndaj Berat Gjimshitit (video)

Kapiteni

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ishte i ftuar i veçantë këtë të mërkurë në komunën e Bujanocit, ku u prit nga kryetari Arbër Pajaziti. Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi. Në një atmosferë miqësore, Pajaziti shprehu mirënjohje për rolin dhe përfaqësimin dinjitoz të Gjimshitit me fanellën kuqezi. “Ti je model për të gjithë të rinjtë shqiptarë në Luginën e Preshevës. Me përkushtimin dhe karakterin tënd, po i jep zë krenarisë sonë kombëtare,” tha ai.

Por përtej fjalëve mirënjohëse, kryetari kishte edhe një porosi të drejtpërdrejtë për kapiteni-n: “Duhet ta mposhtësh Serbinë!” – një thirrje që u prit me duartrokitje në sallë. Gjimshiti, me modesti, u përgjigj shkurt: “Me kismet.” Pas përsëritjes së kërkesës nga një i pranishëm tjetër, mbrojtësi shtoi: “Do Zoti.”
Vizita e kapitenit kuqezi në Bujanoc vjen në prag të ndeshjes vendimtare të datës 7 qershor, ku Shqipëria përballet me Serbinë në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kjo sfidë pritet me interes të jashtëzakonshëm në të gjitha trevat shqiptare dhe shihet si më shumë se një ndeshje – një përballje me peshë historike dhe emocionale.

LEXO ME SHUME:Broja në historinë e errët të Everton, statistika zhgënjyese e sulmuesit (FOTO)

Related posts

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

“Ky ekip ka shpirt gare!”/ Kërnaja flet pas fitores në derbi, “kunj” Arben Milorit: S’na kanë rritur kritikat e tua!