Kapi partneren duke e tradhtuar?! Aktori i “Portokallisë”: Dyshova dhe rezultova i saktë!

Aktori i “Portokallisë”, Akil Varfi, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku ka deklaruar se dyshimet e tij për një tradhti në lidhje kanë rezultuar të vërteta.

Kur moderatorja e njohur, Bieta Sulo, e pyeti ‘a ke patur dyshim qoftë dhe njëherë të vetme për besnikërinë e partneres tënde?”, Akili e pohoi.

“Nuk do të thotë që kam pasur shumë, ato pak herë që kam pas, kam rezultuar shumë i saktë”, u përgjigj aktori i njohur i humorit.

Ndërkohë i ftuari tjetër, i kthehet: “Më pëlqen sinqeriteti i Akilit, je i martuar?”.

Akili duke lëvizur nga vendi i përgjgijet: “Jo, larg qoftë!”.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…