Kaos në Rrugën e Arbrit, 200 mjete të bllokuara

Ka shkuar në 200 numri i makinave të bllokuara në Rrugën e Arbrit si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë pushtuar veriun e Shqipërisë.

Makinat kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Murrizit që nga ora 2:30 e drekës. Mes tyre janë dhjetëra furgonë pasagjerësh, autovetura dhe disa kamionë ushtrie. Tre borëpastruese të kompanisë po punojnë për hapjen dhe kriposjen e rrugës, por reshjet me intensitet dhe era e fortë sjell borë në trupin e rrugës.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën