Kaos në koncertin e Dua Lipës në Australi/ Ja çfarë ndodhi (VIDEO)

Koncerti i fundit i artistes shqiptare Dua Lipa, në Sidnej të Australisë është shndërruar në një kaos.

Shkak për këtë është bërë një problem me aplikacionin ku rezervoheshin biletat.

Qindra fansa mbetën jashtë koncertit dhe kjo solli frustrimin e tyre.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale shfaqen turma fansash teksa qëndrojnë jashtë Qudos Bank Arena në Parkun Olimpik të Sidnejt, për shkak se ata nuk mund të vërtetonin se kanë rezervuar një biletë, e gjitha kjo vetëm nga aplikacioni.

Ata u detyruan të gërmojnë nëpër email për konfirmime, me sigurinë që më pas të kontrollonte manualisht secilin.

“Kjo është e neveritshme. @Ticketek_AU ka rënë dhe mijëra njerëz nuk mund të hyjnë për të parë @DUALIPA”, shkroi një fans në Twitter.

“Çfarë fatkeqësie është kjo, aplikacioni nuk funksionon dhe biletat nuk janë të vlefshme për shumë njerëz”, vazhdoi një tjetër.

Dua Lipa e nisi shfaqjen e saj me vonesë, dhe u kërkoi falje fansave për këtë.

Ylli me famë botërore, ka mbajtur deri tani dy koncerte në Sidnej dhe një në Brisbane, në vazhdën e turneut të saj “Future Nostalgia”.

Më tej Dua do të jetë pjesë e Grammy-t dhe më pas do të zhvillojë dy koncerte në Melburn, e më pas do të performojë në Adelaide dhe Perth.

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

G Bani i bën Valbonës kërkesën e pazakontë: “Ma jep pak këmbën të ta…” (VIDEO)

Banori i BBVIP habit me rrëfimin e tij/ “5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera”