Kaos dhe momente paniku në kryeqytet, makinat dhe autobusi bëhen copë/ “Në momentin e aksidentit ndodheshin rreth 50 pasagjerë”, gazetari zbardh detajet e rënda

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në zemër të Tiranës. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara, në aksident janë përfshirë urbani i linjës së Unazës dhe 10 automjete të tjera.

Një fuoristradë luksoze, shihet teksa është përplasur me një pemë në Parkun Rinia.

Gazetari Eni Ferhati bëri me dije se në autobus në momentin e aksidentit ndodheshin rreth 50 pasagjerë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 3 qyetarë të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Pritet të bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë për të kuptuar se kush ka qenë fajtori i këtij aksidenti të shumfishtë që ka rrezikuar jetën e qytetarëve.

Grupi hetimor po kryen testin e alkoolit dhe drogës për të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…