Ditën e shtunë, në orën 18:00, Skënderbeu do të presë Kukësin për javën e pestë të Kategorisë Superiore me synimin për t’u rikthyer te fitorja. Dy humbjet radhazi ndaj Tiranës dhe Teutës kanë turbulluar disi ambjentin korcar. Trajneri Ivan Gvozdenovic e nisi konferencën për shtyp duke u kërkuar ndjesë tifozëve, por edhe duke iu premtuar rikthimin te fitorja.
“Fillimisht dua t’i kërkoj falje tifozëve për dy humbjet radhazi. E di si ndihen tifozët në këtë moment. Kanë të drejtë të na bëjnë një kritike të fortë. Nesër ndaj Kukësit, nëse jemi të gjithë bashkë të bëjmë një atmosferë si ndaj Dinamos mund t’ia dalim. Nesër mendojmë vetëm për fitoren dhe asgjë tjetër.”
Në pesë javë të zhvilluara, Skënderbeu ka koleksiuar 6 pikë. Fitoret ndaj Egnatia-s dhe Dinamo City-t i kanë dhënë frymarje ekipit në klasifikim. Në lidhje me këtë situatë, Gvozdenovic i bën një rezyme situatës nëse është i kanaqur me ecurinë e skuadrës
“Nuk mund të them se jam i kënaqur me 6 pikë, apo i pakënaqur. Jam 50 me 50%. Për mendimin tim në këto katër javë duhet të kishim një pikë më shumë.”
Rashica titullar? “Asnjë lojtar nuk është titullar, pasi në skuadër jemi 25 lojtarë. Kjo vlen për të gjithë futbollistët. Kosta,Rashica apo të tjerë vlen për të gjithë. Rashica është një sulmues shumë i talentuar, tregoi cilësi në këto tre javë, por mund ta nisë nga pankina.”