Futbollisti i kombëtares turke dhe Leicester, Çaglar Soyunçu, ka shkruar në rrjetet sociale për ngjarjet pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri.
Sojuncu iu referua informacioneve që vijnë nga rrugët turke, sipas të cilave disa njerëz po përpiqen të përdorin për përfitime situatën e vendit.
“Ne lexojmë dhe shohim se disa njerëz të pamoralshëm që nuk kanë asnjë kokërr humanizmi, po përpiqen të grabisin dhe të shesin batanije për pesëfishin e çmimit, ndërsa vendi është në zi dhe njerëzit ende përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre nën rrënoja. Ata nuk duhet të shkojnë të pandëshkuar, nuk duhet t’i lëmë të qetë”, shkroi Sojunçu i tërbuar.
Mbrojtësi 26-vjeçar ka luajtur 51 herë për kombëtaren turke, ndërsa për Leicesterin luan që nga viti 2018, kur erdhi nga Freiburgu.
Kujtojmë se Turqia, në afërsi të kufirit me Sirinë, u godit nga tërmete të forta që shkatërruan disa qytete dhe morën një numër të madh njerëzish.