Kandidati i grupit të “vulës” sulmon Këlliçin/ “Bën premtime jorealiste”

Kandidati i grupit të “vulës” për Tiranën, Roland Bejko, ka sulmuar Belind Këlliçin, kandidat zyrtar i grupit të Sali Berishës.

Gjatë një interviste, Bejko është shprehur se, Këlliçi po bën premtime jorealiste, duke përmendur këtu transportin publik falas.

 “Ndonjëherë është mirë që krizës apo mungesës së besimit të qytetarëve, të mos i hidhet një lloj shurupi i tillë përsipër, për t’i ëmbëlsuar ata, dhe për t’u bërë i pëlqyeshëm.

Jo çdo premtim populist është i realizueshëm sepse nesër do të ballafaqohet me qytetarët. Kemi dëgjuar premtime të tilla të bujshme në Shqipëri.

Kush është në hall bën premtime që edhe vetë nuk i beson dot. Nëse i beson nuk është në këtë realitet, jeton në një botë tjetër”, ka thënë Bejko.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…