“Kanceri më mori nënën”/ Historia prekëse e Sabianit që përloti të gjithë

Big Brother iu ka kërkuar banorëve VIP që në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin të gjirit, të japin një mesazh.

Secili nga banorët ka filluar me mesazhe sensibilizuese.

Por historia e këngëtarit Sabiani ka bërë që banorët të qajnë pa pushim.

Ai ka ndarë historinë e tij të dhimbshme me banorët e tjerë.

“Mua më ka vdekur nëna nga kanceri, jo në gji por në mitër. Më falni nuk kisha për ta treguar kurrë. Diagnostikimi i hershëm ndoshta do ta shpëtonte”, ka thënë ai.

Pas kësaj historie të gjithë janë ngritur për ta përqafuar e ngushëlluar.

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…