Kamëz, kamioni përplas për vdekje Olsin, personazhin e njohur të “TikTok” (video)

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme te vendi i quajtur si “Treshi”, te rrethrotullimi në Kamëz, ku një kamion ka përplasur për vdekje një qytetar.

Mësohet se viktima është një personazh i njohur i rrjeteve sociale, i quajtur Olsi, që shpesh herë del në këtë zonë duke u sjellë si polic. Siç dallohet nga pamjet, ai është parë i shtrirë në vijat e bardha, ndërsa disa qytetarë janë munduar t’i japin ndihmën e parë.

I njohur si “Shef Olsi”, 32-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, por ishte një njeri pozitiv që shpesh miqësohej dhe dhuronte buzëqeshje për shoferët e makinave.

“Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025