Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka, ky është momenti kur tritoli bën copë makinën e kandidatit të PD-së (video)

Euronews Albania ka siguruar pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, kur automjeti tip ‘Audi’ i kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, hidhet në erë.

Nga pamjet e siguruara shihet Ndreca i cili hipën në automjet rreth orës 07:10 minuta dhe teksa ai nis lëvizjen me automjetin e tij, sasia e tritolit e vendosur në pjesën e përparme të makinës shpërthen. Shpërthimi është tepër i fuqishëm duke dëmtuar makinën në pjesën e motorit.

Ndreca mundet të dalë nga automjeti duke i shpëtuar mrekullisht atentatit. Nga video shihet gjithashtu që pranë makinës ndodhet dhe një grua e cila gjithashtu ka shpëtuar për mrekulli.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur