“Kam zero simpati për të!”/ Meritoni në mbrojtje të Ilnisës: Është shumë inteligjente…

Një dënim i dhënë nga Vëllai i Madh për disa prej banorëve për shkak të thyerjes së disa rregullave gjatë javëve, ka sjellë biseda të shumta mes tyre, duke zbuluar edhe më shumë rreth përshtypjeve që kanë krijuar për secilin prej konkurrentëve, dhe raportin që kanë me ta.

Banorët si Roza, Meri, Rike, Vesa, Heidi, Romeo, Meritoni dhe Gabriele, janë dërguar në një dhomë të quajtur kazermë deri në një njoftim të dytë.

Pak pasi banorët nisën qëndrimin në ambientin e ri, duket se Ilnisën e ka marrë malli shpejt për Meritonin, dhe është afruar te dritarja e dhomës për ta përshëndetur dhe për ta puthur.

“Hajde të puth këtu beb. Do iki të fle tani, jam me Bardhin”, u shpreh gazetarja.

“O Zot i madh, o Zot”– tha Romeo i habitur nga veprimi i dyshes.

Që prej fillimit të BBV dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet mes tyre.

Por pavarësisht raportit që Ilnisa ka me Meritonin, Rikja gjatë një bisede me banorët në kazermë, nuk ka nguruar aspak të shpreh në sy të tij që nuk ka aspak simpati për gazetaren, por i vjen keq që Sara flet pas krahëve për të.

Pjesë nga biseda në kazermë:

Rike: Unë për Ilnisën kam zero simpati, por më vjen keq që Sara i bën si shoqe dhe pastaj i flet mbrapa.

Meritoni: Ilnisa është në terezi.

Romeo: Ajo të ngrin vetullën pastaj të qesh, pastaj të hedh kunjën, pastaj të sheh. Është vajzë e zgjuar ajo.

Meritoni: Ajo është vajzë shumë inteligjente. Jo lojtare e mirë, por shumë inteligjente. Është vetvetja, e sinqertë, e dashur. Nuk bëhet kushdo me të.

Romeo: I heq kapelën, është e zgjuar.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)