“Kam një peng nga kjo përballje”, Orges Shehi mesazh të koduar drejtuesve: Nuk jam përgjegjës për merkaton, duhet ndërhyrje urgjente

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli pas eliminimit të Partizanit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN”, tekniku durrsak bëri një analizë të detajuar për të dy sfidat, teksa u ndal edhe te situata e merkatos.

“Të dy ndeshjet janë të lidhura me njëra-tjetrët. Ndeshja e parë na kryqëzoi, ai është pengu më i madh. U përpoqëm me të gjitha forcat, gjej rastin t’i komplimentoj çunat, mungesat në i vështirësuan edhe më shumë. Në qoftë se do të kishim shfrytëzuar rastet tona, që në Europë nuk janë me bollëk, do të ishte ndryshe. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se të pranojmë rezultatin, edhe pse pishmani më i madh është ndeshja e parë.

Nuk jam përgjegjës për merkaton, kemi nevojë për ndërhyrje, na duhen lojtarë. Maget me shumë mundësi mund të lëvizë, largimi i Muratajt, na sjell nevojë për lojtarë të rinj. Na duhen edhe 2 lojtarë krahësh. Gjithë vitin luhet për të ardhur këtu, kur ke kështu problematikash, eliminohesh në turin e dytë. Gjithsesi nuk duhet t’i ngarkojmë psikologjikisht ccunat, sikur u bë hataja. Duhet të konfigurohemi për kampionatin dhe të vazhdojmë punën.

Kemi luajtur 4 ndeshje në Europë dhe kemi pësuar 4 gola të lehtë, që për mua janë pengje. Individët edhe gabojnë, por gabuam në parim, në vendosje. Pësuam dy gola të evitueshëm në Gjeorgji.” Përfundoi Shehi

Related posts

Vllaznia merr lajme të mira nga infermieria, rikthehet nga dëmtimi mesfushori

“Shkëmbit i uroj suksese,por fiton Partizani”, Rrahman Hallaçi analizon derbin e kryeqytetit: Te bardheblutë aspekti pozitiv është që nuk është…

Komisioni i Disiplinës “fik” Laçin, e pëson dhe Pashk Laska; 850 mijë lekë fatura për t’u paguar nga klubet