“Kam faj unë që…”/ Mëngjesi nuk nis mirë për çiftin, Kiara nuk lë Luizin ta puth! (ARSYEJA)

Kiara Tito është mërzitur me Luiz Ejllin, pasi ky i fundit nuk i foli kur ajo ndodhej në tualet dhe ai kaloi aty. Për këtë arsye, kur moderatorja doli në oborr aty ku ishte edhe këngëtari së bashku me Tan Brahimin, ajo shkoi u ul larg tij.

Edhe pse Luizi i tha se u ka folur të gjithave që ishin aty, Kiara i thotë që ta linte rehat. Madje edhe pse shkoi për ta puthur, moderatorja sërish i mbajti qëndrim.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Po ju fola tanave. Kiara, o Kiara

Kiara: O Luiz ka mundësi të më lesh rehat të lutem. Ti vjen flet kur do ti, qesh kur do ti, mërzitesh kur do ti, e unë duhet të vij mbas terezisë ty. Jo mo fare. Se kam faj unë që të qesh ty gjatë gjithë kohës

Luizi: Po mirë moj Kiarë, a të shkon në mendje ndonjëherë me pyetur ‘si ndihesh”?

Kiara: Nuk pata kohë se ike. Nuk të thashë dot as mirëmëngjesi se kalove aty dhe thashë ‘a është në terezi ky’

Luizi: Po ju fola tanave

Kiara: Po ç’është kjo ‘tanave’.

Pasi shkon që ta puthë, Kiara i thotë ta lërë rehat se ‘nuk është kalama’. Moderatorja i thotë se nuk i intereson fare se ka folur, pasi nuk është njësoj si t’i flasë të gjithave dhe vetëm asaj.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….