“Kam besim te grupi aktual”/ Erbim Fagu i jep zemër Tiranës; Objektivi dihet që janë katër vendet e para

Ditën e hënë, Tirana do të përballet me Laçin në Elbasan, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu është i ndërgjegjshëm se duhen tre pikët për të shpresuar deri në fund në katër vendet te para.

NDESHJA-Për ne është e rëndësishme që nga ky moment e mbrapa të marrim ndeshjet një nga një, duke filluar nga Laçi. Nuk ka rëndësi që nuk e kemi mundur në asnjë ndeshje në kampionat rëndësi ka të japim maksimumin dhe marrim tre pikët që na mungojnë në këto momente.

MUNGESAT-Sigurisht, mungesat janë të rëndësishme pasi janë lojtarë të rëndësishëm. Por kam besim shumë të madh edhe te grupi aktual që kemi në dispozicion që do të japin më të mirën dhe do të japin maksimumin.

VENDI I PESTË-Do të tregohesha hipokrit po të thosha që nuk më shqetëson se dihet që objektivi janë katër vendet e para. Por ka ndeshje në dispozicion për të arritur katërshen në play-off.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)