“Kam ardhur nga Milano vetëm për ty”/ “Fenomeni” Luiz vazhdon të çmend njerëzit, foto me të, ulërima dhe thirrje për të bërë një foto

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar premiera e filmit më të pritur nga gjithë shqiptarët, “Në kuadër të dashurisë” ku protagonist është fituesi i BBV, Luiz Ejlli.

Për veç dashurisë së madhe që i dhuruan kur ishte pjesë e Big Brother fansat e zjarrtë të tij nuk kanë nguruar të shfrytëzojnë premierën për të takuar nga afër Luizin.

Në momentin që ai shkoi në premierë fansat e tij u “çmendën” dhe kërkonin foto dhe ulërisnin emrin e tij.

“Luiz, Luiz!”, ishin thirrjet e fansave të cilët kërkonin një foto me idhurin e tyre. Simpati të madhe ndaj Luizin kanë edhe moshat më të pjekura të cilët nuk kanë nguruar të udhëtojnë edhe nga jashtë për të takuar ate që i mbajti mbërthyer para ekranit për muaj të tërë.

Një zonjë nga publiku arriti të kalonte sigurimin dhe i kërkoi Luizit një foto ku i tregoi se kishte blerë biletë nga Milano për ta takuar atë.

Luizi nuk nguroi ne asnjë moment dhe mori telefonin duke shkrepur foto. Zonja në foton më poshtë i kërkon Luizit foto dhe i shpjegon se ka udhëtuar nga Milano për ta takuar.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…