Kafshuan agjentin e sigurisë, qentë presidencialë “dëbohen” nga Shtëpia e Bardhë

Qentë presidencialë të Joe dhe Jill Biden janë larguar nga Shtëpia e Bardhë. Kjo erdhi pasi njëri prej pastorëve gjermanë, Major, kafshoi një agjent sigurie. Sipas mediave amerikane, ata u dërguan për në shtëpinë e familjes Biden në Wilmington të Delauer.

Që prej zhvendosjes, Major dhe Champ kanë pasur një sjellje mjaftagresive ndaj stafit të Shtëpisë së Bardhë. Çifti Biden e adoptoi Major në2018-ën kur ai ishte 3 vjeç. Ai u bë qeni i parë i një qendre strehuese përkafshët që jetoi në godinën presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Pastori tjetër gjerman, Champ, është 13 vjeç. Një burim tha për CNN, se Majorka pasur një sjellje hiperaktive duke vrapuar, lehur dhe ndjekur stafin e Shtëpisë së Bardhë dhe personelin e sigurisë. Të dy qentë u zhvendosën në godinën presidenciale vetëm 4 ditë pas inaugurimit të Joe Biden. Zonja e Parë, Jill, ka thënë për mediat amerikane se Major dhe Champ nuk ishin mësuar me kaq shumë njerëzdhe me kaq shumë vëmendje. Ndërkohë, njëri prej tyre i shkaktoi dhe një dëmtim në këmbë presidentit Biden, i cili u detyrua të mbante një protezë për disa javë.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…