Kaq ishte?! Ndahen Donaldi dhe Trixa?!

Pa u bërë ende java që nga përfundimi i Big Brother Vip me sa duket çifit më i përfolur i muajve të fundit i ka dhënë fund lidhjes së tyre ose po përjeton një krizë momentale.

Fjala është Donaldin dhe Beatrix, të cilët nuk janë parë në asnjë moment pranë njëri-tjetrit këto ditë. I vetmi postim që ka bërë Beatrix në lidhje me Donaldin është një video e shkurtër nga momenti kur hyri në shtëpinë e BBV natën finale dhe i këndoi një këngë, por aktori as nuk i ka dhënë like dhe as nuk e ka ripostuar këtë moment.

Donaldi i ka kaluar këto ditë vetëm me shoqërinë e tij, madje as në festën e mbrëmshme të TCH me ish banorët dyshja nuk janë parë bashkë.

Se fundmi burime për News31 kane treguar se Trixa ka shkuar me vonesë ne festën e Top Channel dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me Donaldin. Ai në anën tjetër është parë duke qëndruar me Romeon dhe Elgitin, i veshur si Spiderman.

Shkak për këtë raport të ftohtë mund të jetë bërë edhe ikja e Beatrix në Dubai, pasi Donaldi ato ditë shprehej në Big Brother Vip që “Nëse nuk është në Shqipëri nuk i flas më me gojë”.

Mbrëmë kur të gjithë ishin në festë Trixa ka postuar një foto vetëm duke shkruar “Whats’s good?/ Çfarë ka të mirë?”, ndërkohë Donaldi ka postuar një foto krah pikturës së tij me Ismail Qemalin.

Pra çifti mund të postojë gjithçka përveçse në asnjë mënyrë foto me njëri-tjetrin…

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)