“Ka trupin më të bukur! Kam fantazuar për të”/ Shuhet çdo dyshim, Beatrixi dhe Donaldi shprehin hapur pëlqimin për njëri-tjetrin!

Flirtimet dhe afrimiteti mes Donaldit dhe Beatrix është përfolur shumë ditëve të fundit dhe duket se pas mbrëmjes së djeshme nuk ka më asnjë dyshim nëse po bëjnë lojë apo janë thjesht miq. Pasi të dy kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. “Vëllai i Madh” kishte organizuar lojën “Ndaje ose Pije” nga “Shiko kush luan”, ku duhej tu përgjigjeshin pyetjeve të ndryshme ose të pinin tekila.

Loja u organizua në çifte dhe Donaldi dhe Beatrix ishin përballë njëri-tjetrit. I pyetur se kush ka trupin më të bukur dhe se kush e tërheq brenda shtëpisë, Donaldi tha për Beatrix dhe po ashtu kjo e fundit zgjodhi atë kur u pyet se për kë ka fantazuar. Megjithatë, disa pyetjeve ata nuk iu përgjigjën por zgjodhën të pinë. Pas kësaj, dyshja shijuan shiun dhe u lanë së bashku në pishinë e më pas në dush.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)