“Ka të dhëna se autorët…”/ Atentati në Kurbin, kryekomisari tregon se kush ishte objektivi i plumbave

Kryekomisari nga Drejtoria e Krimeve në Lezhë, Gentian Berberi, ka folur për mediat për rrethanat e krimit, që tronditi mëngjesin e kësaj të shtunë Kurbinin.

Ai tha se nga të dhënat e deritanishme, shënjestra e atentatit ishte Ardian Gjeloshi, pronari i firmës së inerteve që mbeti i plagosur nga atentati, dhe jo ekonomisti që humbi jetën, Selman Mihana.

Berberi shtoi se po hetohen të gjithë konfliktet që Gjeloshi ka dhe që mund të jenë bërë shkak për ngjarjen.

“Jemi në veprimet e para për sqarimin e rrethanave. Dyshohet paraprakisht që është qëlluar me armë zjarri, automatik. Ka të dhëna për lëvizjen e autorëve me mjete. Po hetojmë të gjithë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që ka personi që ka mbetur i plagosur. Objektivi i atentatit është personi, i cili ka mbetur  i plagosur. Fatmirësisht është ndodhet në gjendje të mirë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve”, tha ai në një komunikim me gazetarët.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025