Ka refuzuar Shqipërinë dhe po pret një thirrje nga Gjermania, gazetari holandez flet për Diant Ramaj-n: Është portier i shkurtër, dy herë një top goditi…

Diant Ramaj ishte lojtari i ndeshjes në kualifikimin e Ajax-it në sfidën kundër Bodo Glimt e vlefshme për raundin e 1/16-tave të Conference League. Në takimin ndaj kundërshtarit norvegjez, portieri arriti të bënte një numër pritjesh fantastike. Portieri me origjinë shqiptare u transferua këtë verë nga Eintracht Frankfurt. Gazetari holandez Valentijn Driessen në rubrikën e tij në “De Telegraaf” foli për Diant Ramaj-n.

“Padyshim që portieri gjerman është deri tani blerja më e mirë në shiun e blerjeve të këqija nga drejtori i shkarkuar, gjermani Mislintat. Megjithëse Ramaj nuk mund të fajësohet për gjatësinë e tij, për faktin se është i shkurtër, ky problem fizik është thembra e tij e Akilit dhe nuk do ta lejojë që të jetë mes portierëve më të mirë në Europë. Por Ramaj kishte një ëngjëll me vete në ndeshjen dje. Dy herë një top goditi traversën dhe nëse do të ishte një portier më i gjatë, do ta nxirrte topin në goditje këndi. Goli i pësuar nga Bodo Glimt, një gjuajtje nga njëzet metra dhe Ramajt i munguan saktësisht centimetrat”, përfundoi gazetari Driessen në rubrikën e tij në “De Telegraaf”.

Related posts

FOTO/ Statistika zhgënjyese për Partizanin, në 180 minuta ndaj Laçit vetëm 2 goditje në portë

Moment i veçantë! Papa Françesku “bekon” fanellën kuqezi, takimi me Armand Dukën (video)

“Kupa është një mundësi e mirë”, Ivan Gvozdenovic sfidon Vllazninë në ndeshjen e ardhshme: Do të luajmë fort, nuk dorëzohemi