Ka qenë pjesë e Liverpool-it, klubi i Superiores tenton goditjen e madhe me sulmuesin 24-vjeçar

Egnatia bëhet gati për të bërë një tjetër goditje të madhe në merkaton e verës. Klubi rrogozhinas është në bisedime të avancuara me sulmuesin nga Guinea-Bisau, Toni Gomes.

Lojtari 24-vjeçar është prodhim i klubit gjigant anglez, Liverpul, teksa ka luajtur në të gjitha grupmoshat e akademisë së kuqe, e më pas me ekipin U-23. Toni Gomes ka mundur të luaj me ekipin e parë të Liverpulit vetëm në një miqësore kundër Mainzit në gushtin e vitit 2016, teksa ka qenë në fushë për 44 minuta.

Sulmuesi i krahut të majtë ka luajtur në vitet e fundit në Portugali, Egjipt dhe Turqi, ndërsa në sezonin 2022- 2023 ka qenë pjesë e Zirës në kampionatin azerbajxhanas.

Related posts

Balaj bën kapitenin edhe në media, mbron Vllazninë: Hallet t’i mbajmë këtu, kam parë një frymë që nuk i shkon Shkodrës

Tjetër pengesë për të kuqtë, mungesat “tronditin” Partizanin para Dinamos

Egnatia bën një tjetër mrekulli, dy lojtarë drejt shitjes në janar për shumën e bujshme