“Ka qarkulluar lajm të rremë”/ Gazetari i përgjigjet Ahmetajt: Llogaria bankare në emër të bashkëjetueses…

Gazetari Poli Hoxha ka reaguar për “Breaking” në lidhje me çështjen e ish-ministrit Arben Ahmetaj për transfertat bankare dhe reagimin e tij në rrjete sociale.

Gazetari tha se ish-ministri nuk kishte përmendur emra se kush ishte ai që po qarkullonte “lajm të rremë”, për transfertat bankare të tij.

“Unë hodha dje një lajm, një dokument i gjatë, hodha kodet e një numri llogarie në Lugano të Zvicrës. Shkrimi bënte fjalë për transferta që varionin në shuma të mëdha eurosh nga dy banka në Shqipëri. Njëra transfertë madje i ishte kthyer mbrasht nga banka në Zvicër në këtë numër llogarie që tashmë është publike, janë transferta tashmë të identifikuara, madje të bllokuara. Po bëhet fjala për shuma të mëdha të kaluara nga Shqipëria për në Zvicër, përmes një llogarie të hapur në emër të bashkëjetueses të zotit Arben Ahmetaj”, tha gazetari për “Breaking”.

Ndërkohë ish-ministri Arben Ahmetaj përmes një reagimi në FaceBook ditën e djeshme, pa përmendur emra shkruante se dikush po qarkullonte një lajm të rremë që janë transferuar 1,8 milionë euro.

Postimi i djeshëm Ahmetaj:

Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare