“Ka një parti dhe një Kuvend”/ Deputeti i PD-së: Ja personi që ka në dorë “çelësin” për zgjedhjen e krizës brënda partisë! Jam gati të jap mandatin

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha u shpreh se Sali Berisha është njeriu që ka në dorë çelësin për të zgjidhur krizën e thellë brenda PD-së që ndodhet përballë dy kuvendeve në muajin e themelimit.

“Unë mendoj se ka një parti dhe një Kuvend sikur u demonstrua në Kryesi. PD bashkohet nga qëndrimi me dinjitet. Duke toleruar nga vetja dhe duke qenë përgjegjës për atë që mund të ndodhë.

PD është parti e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë dhe në këtë rast mendoj që i vetmi, unë mund të jap edhe mandatin që kjo situatë të përmirësohet.

PD do të dalë më e fortë dhe personi që e ka në dorë, që ka qenë kryesor është lideri historik Sali Berisha. Ai mund të gjejë çelësin që PD të dalë më e fuqishme dhe më e fortë” tha ai për Abc.

“Unë pyetjen Basha apo Berisha e quaj fyerje. Qoftë Berisha apo Basha do të kishin mbajtur këtë qëndrim që kam unë sot” tha ai.

Por si i vlerëson ai qëndrimet e Lulzim Bashës? “Basha është në institucionin e PD-së dhe ka mbajtur qëndrimin që cdo lider do ta mbante” përfundoi Flamur Hoxha.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…