“Ka një ofertë për Hadrojin nga Turqia”/ Partizani, Abilaliaj vendos për të ardhmen e lojtarit: Kjo situatë vetëm sa ka…

Ndeshja me Atletic D’Escaldes, e fundit për Andri Hadroj me fanellën e kuqe të Partizanit, më pas transferimi në Turqi? Nuk mendon kështu drejtori sportiv i të kuqve, Arbër Abilaliaj, i cili para ndeshjes së Conference League ka sqaruar se si qëndron e vërteta. “Ka oferta, jo vetëm për Hadrojin, por dhe për lojtarë të tjera, por nuk janë të duhurat, janë larg asaj që ne kërkojmë”.

“Nuk është kjo ndeshja e fundit për Andri Hadroj, do të ketë dhe ndeshje të tjera. Është e vërtetë që ka mbërritur një ofertë nga Turqia, por që nuk ka bindur klubin. Kjo situatë vetëm sa ka çorientuar disi futbollistët”, ka deklaruar Abilaliaj. Në fakt prej ditësh është bërë i ditur një interesim i skuadrës së Gaziantepspor.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)