Ka gjykuar dikur Shkëndijën e Tetovës në Europë, UEFA vendos arbitrin e FIFA-s për Astana-Partizani

Partizani do të luajë Play-offin e Conference League përballë Astanës më datë 24 gusht. Kryeqytetasit fillimisht do të luajnë në transfertë, ndaj një kundërshtari që zbriti nga Europa League, e mundur 5-1 ndaj Ludogorets, por ky rezultat nuk duhet të gënjejë të kuqtë.

Duke parë edhe rëndësinë e kësaj përballjeje, UEFA ka vendosur edhe për gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në Kazakistan. Arbitra skocezë do të gjykojë përballjen.

Gjithçka do të kryesohet nga Donald Robertson, i cili do të ndihmohet nga Calum Spence dhe Daniel McFarlane. Gjyqtar i katërt do të jetë Grant Irvine. Arbtri 36-vjecar është pajsiru me stemën e FIFA-s në vitin 2017, në kampionatin skocez numëron 147 ndeshje me 504 kartona të verdhë e 16 të kuq të nxjerrë nga xhepi i tij. Në arenën europiane, Donald Robertson ka arbitruar 3 ndeshje në kualifikueset e Champions-it, po kaq edhe në Europa League, dhe 2 në Conference League.

Kujtojmë se Robertson ka nisur aktivitetine tij në Europë në viti 2019, ndërsa me stemën e FIFA-s është paisur në vitin 2017. Në fakt 36-vjeçari është një emër i njohur për shqiptarët, pasi ka vendosur drejtësi në sfidën mes Nome Kalju dhe Shkëndijës së Tetovës më 9 korrik 2019.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)