Ka dalë nga akademia e Interit dhe agjent ka Altin Lalën, Partizani piketon mbrojtësin që do të zëvendësojë Telushin

Largimi i Bruno Telushit ka lënë një boshllëk në mesfushë, por edhe në mbrojtje, ku ndeshjet e fundit futbollisti vlonjat u spostua në qendër duke bërë paraqitje shumë të mira. Drejtuesit e klubit kryeqytetas janë futur në merkato për të gjetur një lojtar me profilin e Telushit.

U përfol për Dragan Lovric por në orët e fundit për kroatin ka ardhur një ofertë më e mirë ekonomike nga një ekip rumun. Partizani ka hyrë në bisedime me një tjetër lojtari si Ramen Cepele. 20-vjecari ka dalë nga akademia e Interit dhe është aktivizuar me Hanoverin e dytë në Gjermani.

Abilaliaj mësohet se ka biseduar me agjentin e lojtarit Altin Lalën por ish-mesfushori i Kombëtares po sheh dhe për pista të tjera dhe nëse nuk gjen mundësi më të mira shum shpejt Cepele mund të vishet i kuq. Cepele është grumbulluar me Kombëtaren në vitin 2020 dhe është aktivizuar në takimin me Kosovën, përballje miqësore.

Related posts

Sylvinho mbetet “pa krahë”, lajme të këqija për Hysajn dhe Mario Mitajn

FOTO/ Statistika zhgënjyese për Partizanin, në 180 minuta ndaj Laçit vetëm 2 goditje në portë

Moment i veçantë! Papa Françesku “bekon” fanellën kuqezi, takimi me Armand Dukën (video)