“Ka cilësi, duhet të luajë më shumë”/ Paraqitja e Asllanit ndaj Salernitanës, mediat në Itali “i shkulin veshin” Inzaghit

Ndeshja e fundit si titullar në formacionin e Interit daton më 10 janar, në Kupën e Italisë, në fitoren 2-1 pas kohës shtesë ndaj Parmës.

Simone Inzghi më në fund vendosi ta hidhte sërish në fushë që nga minuta e parë në takimin e kësaj të premteje përballë Salernitanës, në transfertë. Kristjan Asllani qëndroi në lojë deri në minutën e 67-të, për t’u zëvendësuar nga Gagliardini.

E vërteta është se goli i pësuar në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Interi nuk bën fajtor asnjë nga futbollistët zikaltër, përveç portierit Onana, që nuk diti të kontrollonte trajektoren e topit të krosuar nga Candreva. Mediat në Itali e kanë vlerësuar pozitivisht paraqitjen e Asllanit. Eurosport i jep notën 6.5: “Goli i avantazhit vjen nga këmba e tij, me gjuajtje vertikale praktikisht është topograf. Ai ka cilësi, duhet të luajë më shumë. Ndërkohë Sky Italia e vlerëson me notën 6 paraqitjen e Asllanit.

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi