Ka arritur dy fitore radhazi, Josa ndaj euforinë te Laçi: Nuk janë asgjë, më intereson që…

Laçi ka marrë fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa. Pas suksesit të fundit me Skënderbeun trajneri Josa u mundua të ulë euforinë në ekip, pasi sipas tij janë thjesht dy fitore, pasi me një humbje nis “avazi”. Trajneri kryeqytetas në prononcimin e tij për “MCN” pas ndeshjes u duk i kënaqur me ekipin e tij. Ai foli edhe për raportin me trajnerin e Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç. Ja deklarta e Josës pas ndeshjes:

“Në pjesën e parë edhe mund të kishim pësuar, ku Skënderbeu ka dy sulmues të mirë. Ata e kishin zgjedhur me një 3-5-2. Në pjesën e parë duhet të kishim më shumë qetësi në qarkullimin e topit, por e zgjidhëm në pjesën e dytë.

Dy fitoren nuk janë asgjë dhe me një rezultat negativ flasim ndryshe. Më intereson që është skuadër e re dhe lojtarët duan të mësojnë. Unë jam këtu për ti mësuar.
Me Ivanin kam pasur raporte shumë të miri si te Skënderbeu dhe më vonë. E respektoj shumë si djalë, kemi qenë në një pozitë të keqe së bashku te Tirana kur ramë në Kategorinë e Parë. Unë këshilla nuk i jap kolegut tim, por i uroj gjithë të mirat. Secili ka mendimet e veta dhe varet nga lojtarët që ka.”

Related posts

Kategoria e Parë/ “Lojtarë pa karakter”, trajneri jep dorëheqjen pas humbjes dhe shpërthen keq

Dembele dhe Kola drejt shitjes, Gugash Magani frenon gjithçka: Nëse presidenca e bën, atëherë…

“Duke filluar nga Korça do luftojmë për objektivat”, Gvozdenoviç piketon ish-klubin e tij për t’u rikthyer te fitoret