Juventus-Inter/ Grushtet mes Cuadrados dhe Handanovic, Gjykata Sportive publikon vendimet!

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Juventus dhe Inter përfundoi në barazim 1-1 teksa fundi i sfidës, aty ku edhe zikaltërit shënuan golin e barazimit shkaktoi polemika dhe tension të pamasë mes lojtarëve të dy skuadrave. Ishte Romelu Lukaku që pasi shënoi nga pika e bardhë, provokoi tifozerinë vendase me festën e tij duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Por, tensioni mbeti dhe u shfaq sërish pak çaste më vonë kur përfundoi ndeshja. Juan Cuadrado kërkoi të sqarohej me Samir Handanovic, por nervat tradhtuan kolumbianin që goditi me grusht kapitenin e Inter.

Ndërkohë, Gjykata Sportive në Itali ka marrë edhe vendimet me aktet e shëmtuara në Allianz Stadium ku ka dënuar Cuadradon me tre ndeshje pezullim ndërsa Handanovic me një ndeshje pezullim. Sakaq, klubi i Juventusit do të vuajë edhe një gjobë prej 4.000 eurosh teksa për një ndeshje, tribuna pas porte e bardhezinjve do të qëndrojë e mbyllur.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)