“Besa e ka pësuar se ka luajtur drejt”/ Jurgen Goxha për sfidën ndaj Korabit: Në Peshkopi na pret një ndeshje e vështirë

Jurgen Goxha

Jurgen Goxha kërkon suksesin ndaj Korabit. Pas fitores ndaj Kukësit në Plug, Besa do të udhëtojë drejt Peshkopisë, ku i pret Korabi, që vjen nga një fitore me shumë vlera në Burrel. Besa, në dy fazat e para, i ka marrë 6 pikë Korabit, por tani situata është ndryshe. Kavajasit, edhe pse larg Vorës e Flamurtarit, janë sy e veshë te sfidat e tyre, me shpresë se, nëse luhet ndershëm, dikush do gabojë.

Mbrojtësi Jurgen Goxha, i cili është shfaqur edhe si golashënues, mendon se ndeshja në Peshkopi është e vështirë, njësoj si të gjitha transfertat. “Asnjë nga ndeshjet e kësaj faze nuk është e lehtë, kuptohet për ata që luajnë ndershëm. Ky kampionat ka treguar se Besa e ka pësuar prej kësaj ndershmërie, pasi ka luajtur drejt dhe natyrisht ka humbur shumë pikë. Jo vetëm në Peshkopi, por kudo ku ka luajtur Besa, ka pasur një mobilizim total brenda dhe jashtë fushe për të na mundur. Fatkeqësisht, nuk ka ndodhur kështu me të gjithë. Pra, jemi koshientë se në Peshkopi na pret një ndeshje e vështirë. Korabi, me të drejtë, ka synimet e veta për t’i ikur ‘play out’-it dhe rënies nga Kategoria e Parë.

Gjatë gjithë javës jemi përgatitur qetësisht për këtë përballje. Dihet se në pozitat që jemi, nuk kemi tjetër rrugëdalje përpos fitores. Ndoshta dikush mendon se Flamurtari e Vora janë shkëputur shumë, por unë dua të besoj se kanë mbetur ende ekipe që respektojnë veten, garën dhe luajnë ndershëm. Thënë më qartë, ne së pari duhet të shohim të bëjmë detyrat tona, por të presim edhe se çfarë ndodh me Vorën e Flamurtarin”, u shpreh kapiteni Jurgen Goxha.

LEXO ME SHUME:Besa, jo vetëm afrime; Emiljano Çela i bën dalje 5 futbollistëve (EMRAT)

 

Related posts

“Shko tani në fshatrat ku je mësuar intrigant serb”/ Veselenovic e largoi nga Partizani, Zguro i hakërrehet: Ishte turp kush e drejtonte klubin (FOTO)

“NON GRATA”/ Laçi shpërthen ndaj arbitrave pas ndeshjes me Dinamon: Ku e gjejnë guximin të tallen me ne (REAGIMI)

Aleksandër Veselinovic nuk është më trajner i Partizanit, klubi e sulmon: Mungesë karakteri, rezultate të papranueshme