“U premtoj tifozëve se do të rikthehemi aty ku duam”, Jurgen Goxha pas disfatës ndaj Erzenit: Ndjesë, gjithçka ishte nën kontrollin tonë

Jurgen Goxha

Humbja ndaj Erzenit ka sjellë pakënaqësi të madhe te tifozëria dhe sportdashësit kavajas, si ata që ndoqën sfidën në stadium ashtu edhe të tjerët. Të shumta kanë qenë reagimet në faqet sportive në rrjetet sociale, që kritikojnë këtë humbje, duke shprehur frikën se kjo do të ndikojë në objektivat e klubit.

Jurgen Goxha,  foli ne lidhje me ate disfate. Para disa ditës emri i Gioxhës u lakua te Vushtria në Kosovë, por interesimi nuk u finalizua, pasi mbrojtësi është nënkontratë ne Besën. “Fillimisht, me shumë sinqeritet dua t’i kërkoj ndjesë së pari, tifozëve tanë dhe klubit. Ishte një humbje që duhej shmangur me çdo kusht. Ndaj edhe kërkova ndjesë, pasi i gjithë faji është yni”, u shpreh fillimisht Goxha.

Mbrojtësi me përvojë nuk pranon se Besa luajti dobët, por ai mendon se ishin pikërisht gabimet ato që i dhuruan golat Erzenit dhe që nuk e meritonte atë rezultat. “Pa i hequr asnjë presje ndjesës së sinqertë, pasi në fund ai që mbetet është rezultati, nuk mund të them se ekipi nuk luajti, nuk djersiti. Përkundrazi, ata që ndoqën takimin e panë se vetëm në 15 minutat e para patëm shanse reale ‘të arta’ për të dyfishuar e trefishuar takimin. Erdhi autogoli im, që mund t’i ndodhë kujtdo. Deri në atë moment gjithçka ishte nën kontrollin tonë. Një kthim topi prapa, një dhuratë miqve, dhe 1-2. Të njëjtin gabim e përsëritëm fatkeqësisht dhe në mesin e pjesës së dytë, me një tjetër gol dhuratë për Erzenin.

Përsëri në 20 minutat pas golit dominuam, patëm raste dhe nuk e kuptoj se si nuk dolëm jo vetëm te barazimi, por edhe te fitorja. Nuk dua aspak të shfajësohem, por kjo është e vërteta. E përsëris, kjo nuk e justifikon atë humbje”, vijoi Goxha. Në fund, 32-vjeçari ka edhe një premtim për tifozët e Besës, që sipas tij nuk duhet të demoralizohen. “Krahas kërkesës për falje, u premtoj tifozëve se do të bëjmë maksimumin që të tilla ndeshje të lihen pas deri në fund. Garë dhe pikë ka plot. Shpresoj të rikthehemi aty ku duam dhe e meritojmë”, përfundoi Jurgen Goxha

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana