Juli takon nënën e Eglës menjëherë pas daljes së tij, ja çfarë i tha aktori për të bijën

Mbrëmja e djeshme ishte nata e finales së Big Brother Vip Albania.

Në përballje me Julian Dedën këtë edicion e fitoi aktorja Egla Ceno.

Një garë shumë e fortë për të dy aktorët e cila është komentuar shumë nga publiku. Egla Ceno dhe Julian Deda janë dy nga protagonistët e këtij edicioni të  BBV duke fituar zemrat e publikut edhe pse kishin mosmarrëveshje të shumta me njëri-tjetrin.

Dyshja kanë deklaruar që gëzojnë respekt edhe pas debateve dhe situatave të pakëndshme që kanë kaluar bashkë.

Menjëherë pas shpalljes së fituesit mbrëmjen e djeshme, Julian Deda ka takuar edhe nënën e kundërshtares së tij, e cila i rrëmbeu çmimin e madh, duke e uruar për të bijën dhe duke i thënë se e ka merituar.

Nëna e aktores e ka komplimentuar aktorin duke i thënë që kanë fituar të dy ndërsa Juli i ka bërë disa komplimente dhe i ka kërkuar ndjesë për shqetësimet që i kanë sjellë.

Nëna e Eglës: A ishit në lojë?

Jul Deda: Ti me atë kapelën më ke pëlqyer shumë sot, je gjigande fare.

Nëna e Eglës: Më gjigand se ju nuk bëhem dot unë.

Jul Deda: Urime! E ka merituar (e puth)

Nëna e Eglës: Të gjithë keni fituar.

Jul Deda: Ju kemi sjellë pak shqetësime por nuk kishim se çfarë të bënim.

Nëna e Eglës: Epo kështu ishte loja.

Jul Deda: Epo kështu ishte gërr-vërr.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)