“Ju tregoj çfarë bëri mbrëmjen e maturës”/ Ish-mësuesja e Luizit rrëfen të pathënat për këngëtarin: Ishte një nxënës i…

Në ditën e Mësuesit, të ftuar në “Shqipëria Live” kanë qenë mësuesja e Luizit dhe e Tanit Valeria Rakaj. Ajo foli në lidhje me kohën kur iu jepte mësim banorit të BBV2 Luizit dhe Tanit, por edhe disa artistëve të tjerë shqiptarë që tashmë janë të njohur.

“Janë dy shkodranë që po na nderojnë, ka qenë shumë kënaqësi. Tani ka ardh në shkollën e mesme në vit të parë, me aq sa i kam bërë msim unë ka lënë përshtypje të mrekullueshme. Ishte i tërhequr, kujdesej të mos i lëndonte të tjerët. Bënte edhe atherë humor. Ishte i dhënë ndaj muzikës dhe ishte shumë i muhabetit. Luizi ishte ndër të veçantët e shkollës, ishte i zgjuar, inteligjent dhe me batutë.

Humorin e ka të trashëguar, i ka ngjarë të emës. Ajo imitonte dhe i shkonte çdo gjë. Krenohem shumë. Ishte një nxënës i lëvizshëm, por e toleronim sepse ishte i dashur. Në mbrëmjen e maturës, i ka imituar të gjithë mësuesit.” Ka treguar mësuesja e Luizit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit