Ju a lexoni libra?

Artur Shopenhaueri është një ndër filozofët e mëdhenj të shekullit të kaluar, shekull i sprovave të fuqishme filozofike. Kundërshtar i vendosur i Hegelit, ai ndoqi një drejtim tjetër filozofik, një mendim më realist sesa optimizmi i ekzaltuar iiluministëve. Bota për të është një gjendje dhimbjeje, ku mungon tërësisht lumturia. Optimizmi është një mirazh dhe ne nuk kemi ardhur në jetë për të qenë të lumtur.

Prandaj ai jep në këtë libër këshilla se si, për aq sa mundemi, të jetojmë në mënyrën më të këndshme e më të lumtur. Sa vlerë ka humori për ne? Po shëndeti? Si mund tëshpëtojmë nga mërzia dhe dhimbjet? Ç’vlerë ka prona, nderi,pozita shoqërore? Si mund ta fitojmë lavdinë? A ka rëndësi opinioni i të tjerëve për ne? Si duhet të përballemi me Fatin? Po me njerëzit? A duhet kërkuar lumturia në këtë jetë? Si duhet të sillemi kundrejt vetvetes? Këto dhe mjaft të tjera do t’i gjeni në këtë libër të vyer të Shopenhauerit.

Nga Armand Muzhaqi.

Related posts

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!

“Do merrni lajme të mëdha”/ Horoskopi javor nga Meri Gjini: Një javë me plot ndryshime!