Egnatia mbylli marrëveshjen me futbollistin, Elbasani firmos menjëherë me të (FOTO)

Joel

Pak orë më parë, Egnatia njoftoi përfundimin e aventurës së Joel me klubin rrogozhinas. Mirëpo, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk është larguar nga Kategoria Superiore.

22-vjeçari është tashmë lojtari më i ri i Elbasanit, duke firmosur me verdheblutë një kontratë 2.5-vjeçare. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Elbasanit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i Elbasanit:

“Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë vjen pas 2.5 vitesh eksperiencë në kampionatin tonë me ekipin e Egnatias. 22 vjeçari mban në “kabinet” 1 trofe të Abissnet Superiore, 2 Kupa të Shqipërisë e 1 Superkupë kështu duke iu bashkuar familjes verdheblu”.

DISFATA NDAJ LAÇIT

Humbja me Laçin në Elbasan ka lënë një shije të hidhur. Disfata duket se ka “mbushur kupën” e drejtuesve, të cilët kanë marrë masa konkrete ndaj skuadrës. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se drejtuesit kanë vendosur të gjobisin skuadrën dhe menjëherë pas ndeshjes kanë njoftuar lojtarët për këtë vendim. Loja e ekipit ndaj kurbinasve ka qenë jashtë cdo pritshmërie dhe kjo ka bërë që drejtuesit të marrin këtë hap. Nuk dihet ende se për çfarë shifrash bëhet fjalë, teksa mbetet në ditët në vazhdim për të mësuar më shumë rreth kësaj situate. Gjithsesi te Elbasani humbja nuk iu lejohet, pasi në të kundër do të futet në vallen e mbijetesës.

LEXO ME SHUME:Humbja ndaj Laçit përjetohet keq te Elbasani, drejtuesit nuk falin lojtarët dhe marrin masa…

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana