Jo vetëm trofeu i Kategorisë së Parë, AF Elbasani përfiton financiarisht si kampion

AF Elbasani

Bylis- AF Elbasani do të jetë sfida e fundit që do të mbyllë sezonin e Kategorisë së Parë. Takimi do të zhvillohet ditën e enjte, në orën 17:00.

Në “Elbasan Arena” do të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante, ku skuadrës së Nevil Dedes do t’i dorëzohet edhe trofeu i titullit. AF Elbasani kështu është shpallur kampion dhe FSHF-ja ditën e nesërme do t’iu dorëzojë edhe medaljet dhe trofeun.

Por jo vetëm kaq si shpërblim për këtë do të kenë edhe 30 milionë lekë, që jepen nga FSHF-ja për ekipin kampion të Kategorisë së Parë. Në këtë mënyrë në Elbasan do të jetë një festë e madhe në qytet dhe në shkallët e stadiumit, ku do të festohet edhe ngjitja në Superiore.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)