Jo vetëm Trejsi Sejdini! Ja si përdoren vajzat e njohura nga grupet kriminale për vrasjet e bujshme

Pas operacionit të SPAK, ku u goditën 5 nga grupet kriminale më të mëdha në vend, është publikuar edhe dosja hetimore.

Në këtë dosje, dalin dhe emrat e disa vajzave të show-biz, siç është Trejsi Sejdini, që përfliten për raporte intime me personazhe të krimit. Megjithatë, sipas gazetares Aida Topalli, këto vajza janë përdorur nga grupet kundërshtare, për të marrë informacione, apo për të nxjerrë në pritë ata që do të vriteshin.

Ajo tregoi në emisionin “Breaking” si funksionte skema e grupeve kriminale me vajzat.

Janë 3 episode në këtë dosje, ku nga ana e kundërshtarëve mes njëri-tjetrit, tentohet që të futen femra në mes për të marrë informacione. Zakonisht personazhe të tillë nuk shoqërohen me vajza të thjeshta. Krenaria e tyre është që të jenë të njohura, pjesë e show-biz ose vajza të mbajtura që në përgjithësi janë blogere në rrjetet sociale.

Në dosje flitet për një rast kur Arben Ndoka tenton t’i fusë një vazjë Durim Bamit. Një rast tjetër është kur Ervis Martinaj tenton t’i fusë një vajzë shokut të ngushtë të Durim Bamit, por nuk di deri ku ka shkuar roli i këtyre dy vajzave.

Në një episod tjetër, Erigers Mihasi kontakton një mikeshë të tij, në dosje nuk flitet për emra, dhe i kërkon të lidhë kontakt me Leonard Dukën. Vajza kontakton me Dukën, takohen. Leonard Duka i shoqëruar edhe nga një mik i tij, konsumojnë darkë në një restorant së bashku me vajzën e gjetur nga Mihasi, i cili njihet si krahu i djathtë i Vis Martinajt. Vajza nga ana tjetër, merrte informacione se me çfarë makinë lëvizte Leonard Duka, çfarë targe përdorte etj. Jo informacione të klasifikuara, por për vendet që frekuentonin, që grupet kundërshtare të kishin mundësi ku të fokusoheshin për t’i ndjekur.

Pra këto vajza kishin një rol dytësor dhe sipas hetimeve, nuk e dinin që arsyeja pse po i takonin këta personazhe ishte për të mbledhur informacion, me qëllim vrasjen e tyre.

Në dosje vërtetohet dhe lidhja e shumëpërfolur e Trejsi Sejdinit me Leonard Dukën. Kemi një episod kur Leonard Duka i dërgon para dhe një tjetër, kur Martinaj e ironizon Dukën duke i thënë ‘nuk je i vëmendshëm sepse ta ka marrë mendjen Trejsi’.

Pra kemi femra të përfshira. Kur u vra Hekuran Billa, na kontakton një vajzë, e cila ishte e fundit që kishte pasur kontakt me të. Ka dyshime se vajza ishte përdorur nga grupet kundërshtare që e donin të vdekur, për ta nxjerrë në pritë Hekuran Billën.”– tha ajo.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024