Jo vetëm Ronaldon, Al Nassr kërkon të transferojë edhe yllin e Real Madrid

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i vetmi emër i madh nga futbolli evropian që do të shkojë në Arabinë Saudite gjatë viteve të ardhshme.

Pasi u konfirmua kalimi i tij te Al Nassr në fillim të javës, vëmendja e klubeve në Arabinë Saudite është kthyer drejt emrave të tjerë të mëdhenj në futbollin evropian.

Siç ka raportuar MARCA, futbolli saudit, me Al Nassr në krye, dëshiron ta ngrejë vendin në elitën e sportit më të ndjekur në botë. Në ditët e fundit, presidenti dhe drejtorët e klubit kanë qenë në Madrid duke testuar mundësinë e zgjerimit të listës së yjeve në të ardhmen e afërt.

Në objektivat e tyre është Sergio Ramos, por së fundmi në listën e dëshirave fshaqet dhe Luka Modric.

Kroati lozi një Kupë Bote për tu mbajtur mend. Gjesti i puthjes së medaljes së vendit të tretë pasi mundi Marokun e përmbledh atë në mënyrë perfekte.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)