Jo vetëm rezultatet negative, Kukësit i duhet të bëjë me shumë mungesa

Humbja me Egnatian “dhemb” te skuadra e Kukësit. Verilindorët kanë 10 javë që nuk e njohin fitoren, rezultate këto që e mbajnë Kukësin në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Por sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, dëmtimet janë kthyer në makthin e verilindorëve. Prej javësh tashmë Stavri Nica nuk llogarit shërbimet e Mbarak dhe Momoh, të cilët janë të dëmtuar. Rikuperimi i tyre vazhdon të zgjasë, me dyshen e mesfushës që ka lënë një boshllëk në skuadër.

Tashmë kësaj liste i është shtuar edhe kapiteni i skuadrës, Angelo Tafas. Në duelin me Egnatian, portieri u zëvendësua në minutën e 37-të për shkak dëmtimi. Në ditët në vijim pritet që Tafas t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësorë për të mësuar shkallën e dëmtimit.

Stafi i verilindorëve shpresojnë që gardiani i portës të mos ketë gjë serioze, pasi në të kundër do të vuanin  mungesën e tij në momentin më delikat në të cilin ndodhet skuadra. Gjithsesi Nica duhet të “kryqëzojë” gishtat për kapitenin, teksa janë mjekët ata që do të thonë fjalën e tyre mbi dëmtimin e Tafas.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës