Jo vetëm Juventus, Milan përfundon nën shënjestrën e Guardia di Finanza-s

Pas skandalit të mosdeklarimit të pagave nga klubi i Juventusit, një tjetër klub legjendar në Itali është tashmë nën “shënjestrën” e Guardia di Finanza. Bëhet fjalë për Milanin dhe më konkretisht akt-shitja e klubit “kuqezi”, mes dy fondacioneve amerikane, “Elliot” dhe “RedBird”, me këta të fundit që paguan 1.2 miliardë euro për mazhorancën e aksioneve të klubit.

Sipas asaj çka raportojnë mediat italiane, policia është në kërkim të dokumencationit të plotë të shit-blerjeve të aksioneve, dokumentacion ky i cili kërkohet pas një akuze zyrtare të kompanisë me bazë në Luksemburg, “Blue Sky”, e cila mban gjithashtu një përqindje të vogël të klubit legjendar.

Që prej marrjes së aksioneve nga “RedBird”, në fundin e gushtit të kaluar, “Blue Sky” ka bërë një kërkesë në gjykatën e Milanos, për të kontrolluar në mënyrë të imtësishme gjithë aktin e transferimit të klubit, të “RedBird” dhe të bllokohej shit-blerja, por më pas në mënyrë të “mistershme” hoqën dorë nga çështja.

Kompania luksemburgase pretendon se i takojnë të gjitha të drejtat që të kishte informacionin e plotë mbi transferimin e aksioneve dhe në kuadër të këtyre pretendimeve kanë nisur një hetim nëse këto transferta janë bërë në kundërshtim të rregulloreve përkatëse.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit